Muslimanët dhurojnë barëra.

0
218

QMF-Malisheva-1-620x330

Këshilli i Xhamisë së fshatit Malishevë i ka dhuruar sot një donacion në barna në vlerë prej 470 eurosh Qendrës së Mjekësisë Familjare të këtij fshati.

Donacionin ia ka dorëzuar stafit të QKF-së në Malishevë kryemami i Bashkësisë Islame në Gjilan, Iljas Mustafa dhe hoxha i fshatit, Mirsad Rexhepi, derisa i pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe drejtori i QKMF-së, Fejzulla Berisha dhe kryetari i Këshillit të fshatit, Rashit Sahiti.

Kryeimami Iljas Mustafa dhe imami i xhamisë në Malishevë, Mirsad Rexhepi janë shprehur se ky donacion është një ndihmë modeste për nevojat e QMF-së, duke e lutur Zotin që të shërohen pacientët e sëmurë.

Ata thanë xhemati i kësaj xhamie gjithmonë ka treguar solidaritet në këtë aspekt dhe kjo ndihmë do të vazhdojë edhe në të ardhmen në bashkëpunim me institucionet lokale.

Nga ana e tij, drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Fejzulla Berisha, ka falënderuar Këshillin e Xhamisë për ndihmën e ofruar, duke shpresuar që kjo ndihmë të jetë model edhe për Qendrat tjera.

“Ky është një donacion që e ka vlerën e vet, ka peshën e vet, edhepse ne si institucion shëndetësor e kemi vijë e furnizimit nëpërmjet listës esenciale të barnave që sigurohet prej Ministrisë së Shëndetësisë, mirëpo në të shumtën e rasteve kemi probleme me furnizim. Kështu që kjo është një donacion dhe një ndihmë shumë e madhe për neve si institucion shëndetësor dhe për QMF në Malishevë. Ju faleminderit shumë. Zoti ua shpërbleftë”, ka thënë drejtori i QKMF-së, Fejzulla Berisha. /RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here