Muslimanë të sekularizuar

0
209
 Hasan Rahimpur Asgadi
Hasan Rahimpur Asgadi

Muslimanët sekularë të cilët islamin e duan të mbyllur në xhami dhe vetëm si diskurs filozofik dhe metafizik, nuk pranojnë që vlerat dhe virtytet e shenjta t’i shohin në politikë. Për ta, ligjet dhe parimet islame për politikën janë klasike dhe joparimore për kohën e sotme për atë dhe duhet të mbesin në vitrinë.

Muslimanë e sekularizuar thone se ne nuk jemi anti fesë por jemi jofetarë në punët e kësaj bote. Nuk duam pushtet anti fesë por duam pushtet jo fetar, prandaj dhe nuk kemi asnjë armiqësi ndaj fesë. Ne nuk luftojmë kundër Zotit si një subjekt i adhurimit dhe lutjes, por Zoti duhet të largohet nga skena si Përcaktues i ligjit dhe rregullave. Thonë që Zoti duhet të vazhdojë të mbetet por në shtëpinë e Tij. Ai të jetë por të mos ndërhyrje në jetën tonë. Me një shprehje tjetër, ne do adhurojmë Zotin por nuk i nënshtrohemi Atij.

Muslimanët e sekularizuar që janë të gatshëm të heqin dorë nga shumë rregulla dhe parime të islamit vetëm që tí përshtaten kohës apo ideologjive perëndimore, na thonë që feja duhet të ruhet nga veprimet tona të liga njerëzore dhe Zotin duhet ta fshijmë nga skena politike dhe kështu ne do të jemi të lirë të veprojmë. Ata me këtë duan që skenën politike ta shfrytëzojnë për qëllime tyre personale dhe jo si një mjet për realizimin e parimeve dhe rregullave të ligjit hyjnor në këtë botë. Sipas tyre, ky është një veprim shumë i pastër me qëllim ruajtjen e fesë. Pse po e zbrisni në tokë metafizikën dhe po e zhytni me të këqijat e kësaj bote, thonë muslimanët e sekularizuar. Këta individë që nuk janë numër i vogël në botën islame, Zotin e pranojnë vetëm si Krijues por jo edhe si Ligjvënës. Zoti Krijues që nuk është Ligjvënës nuk përbën ndonjë rrezik për dikë. Çdo kush Atë mund ta adhurojë apo të mos e adhurojë, por adhurimi duhet bërë vetëm brenda kishës dhe xhamisë. Morali individual qëndron jashtë moralit shoqëror dhe ai duhet të jetë element parësor që udhëheq shoqërinë.

Qëndrime të tilla janë përsëritje të qëndrimeve të babait të sekularizmit në perëndim, Makiavelit. Ai thotë se morali individual, morali që për njeriun definon vlerat dhe jovlerat, nuk mund të jetë bazë e pushtetit. Vlerat dhe jovlerat e individëve ndryshojnë nga vlerat dhe jovlerat e shoqërisë. Për këta persona fenomenet e padukshme në politikë dhe pushtet nuk kanë asnjë kuptim dhe thonë se ne çdo gjë që posedojmë është reale, pra real politika e cila interesin personal apo shtetëror e njehë si organ të vetëm të vlerave dhe jo vlerave. Për këta individë, pushteti laik është neutral dhe indiferent ndaj çdo vlere, virtyti, jovlere dhe të vërtete.

Si mund të definohet politika moderne? Çfarë do të thotë ‘vlera dhe virtyti s’kanë të bëjë asgjë me politikën dhe një politikan nuk duhet të mundohet të zbatojë drejtësinë dhe të sigurojë vlerat në shoqëri, por ai duhet të punojë vetëm për zgjerimin dhe rritjen e pushtetit dhe fuqisë së tij’? Domethënë qenët janë të nxënë me ngrënien e njëri tjetrit për një shtazë të ngordhur. Ky definicion do të ishte më i përshtatshmi për një politikë të tillë dhe është normale që politika të jetë tillë në një sistem vlerash jo hyjnore.

Muslimanët sekularë të cilët islamin e duan të mbyllur në xhami dhe vetëm si diskurs filozofik dhe metafizik, nuk pranojnë që vlerat dhe virtytet e shenjta t’i shohin në politikë. Për ta, ligjet dhe parimet islame për politikën janë klasike dhe joparimore për kohën e sotme për atë dhe duhet të mbesin në vitrinë. Ligjet islame nuk duhet të kenë asnjë ndikim në organizimin e shoqërisë islame sepse sot kemi mendime dhe ideologji të shumta dhe parimore filozofike që na ndihmojnë në këtë drejtim, shprehën këta inferiorë muslimanë. Por si duket ata nuk e kanë kuptuar esencën dhe mesazhin themelor të islamit dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë çdo gjë islame vetëm që t’i ngjajnë ‘perëndimorëve’ dhe shoqërive të tyre. Ata edhe në këtë kohë të krizës morale, etike dhe ekonomike të liberal demokracisë perëndimore nuk janë të gatshëm t’i kthehen mësimeve të fesë islame dhe tu ndihmojnë ‘vëllezërve’ të tyre perëndimorë që të dalin nga kjo gjendje e palakmueshme. Jo, jo, intelektualët e tillë muslimanë të verbuar vazhdojnë të justifikojnë këtë gjendje të perëndimit dhe të nënçmojnë çdo gjë të veten.

Për këta individë, muslimanët që agjërojnë ramazanin dhe falin namazin janë njerëz shumë të mirë, paqësorë dhe nuk përbëjnë asnjë rrezik, por në qoftë ndonjëri fillon e flet në publikë rreth sistemit të vlerave të islamit, të drejtave të njeriut, qëndrimet e islamit ndaj shtetit dhe pushtetit, llojit të sistemit udhëheqës, atëherë ai konsiderohet rrezik për shoqërinë dhe mund të marrë edhe etiketime të prodhuara nga miqtë e tyre perëndimorë, si radikal, fundamentalist madje edhe terrorist islamik.

Intelektualët e këtillë muslimanë nuk shqetësohen dhe nuk frikësohen nga diskutimet dhe polemikat e dijetarëve muslimanë për një hadithë apo për ndonjë ngjarje historike në botën islame, por nëse ata kritikojnë politikat apo ideologjitë sunduese në botë, atëherë menjëherë të futen në ‘listën e zezë’ të tyre. Ata nuk duan që feja të mos japë mendim në lidhje me asnjë teori dhe shkencë dhe të mos flasë qartë dhe kthjelltë. Ajo të mos ketë mundësi arbitrimi, por të fokusohet vetëm rreth botës tjetër dhe në këtë mënyrë në shumë vende të botës kanë arritur ta izolojnë fenë me teori dhe ideologji të ndryshme sekulare.

Vërejtje: Rubrika Opinion është krijuar për të iu dhënë hapësirë qytetarëve që të shprehin mendimet, opinionet, komentet rreth çështjeve të ndryshme. Opinionet e qytetarëve nuk e pasqyrojnë qëndrimin editorial të redaksisë së www.besimtari.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here