Mrekullia e Universit

0
186

 



Në fund të këtij shkrimi janë disa fotografi mahnitëse të gjithësisë, që e ka krijuar All-llahu Madhështor. Por se para se të mbërrijmë atje, disa të dhëna interesante.

Para disa kohe u konstatua nga astronomët, se universi i ka së paku 300 triliardë yje. Për ta kuptuar këtë shifër, duhet ta shënojmë: 300.000.000.000.000.000.000.000. Para kësaj astronomët mendonin, se kishte vetëm tre triliardë yje.

Shkencëtarët madje mendojnë se ka mundësi që të ketë edhe më tepër planetë të largëta në univers. Madje sipas tyre duhet të ketë bilionë planetë si toka, të cilat sillen rreth këtyre planetëve.

Në fillim të tetorit 2011 u shpërblyen me çmimin nobel për fizikë, tre astronomët amerikan Saul Perlmutter, Adam Riess dhe Brian Schmidt. Ata për mëse 12 vite e kishin studiuar e vëzhguar qiellin dhe kishin ardhur në përfundim, se ai është përherë në zgjerim, pra galaksitë pa ndërpre largohen nga njëra tjetra.

NdĂ«rsa Ai i GjithĂ«dijshmi pikĂ«risht kĂ«tĂ« nga e thotĂ« nĂ« Kur’an para 1400 viteve si vijon:

51,47: Ne me fuqinë Tonë e kemi ndërtuar qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë.

Pastaj nĂ« Kur’an i gjejmĂ« edhe kĂ«to vargje…

13,2: All-llahu është Ai që ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë. Ju i shihni ato. Ai mbizotëroi Arshin dhe nënshtroi diellin e hënën që çdonjëri udhëton deri në një afat të caktuar; Ai rregullon çështjen (e gjithësisë), sqaron argumentet, që të jeni të bindur për takimin (pas ringjalljes) me Zotin tuaj.

67,3: Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë mangësi/të metë, andaj drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje?

41,53: Ne do t’u bĂ«jmĂ« atyre tĂ« mundshme qĂ« tĂ« shohin argumentet Tona nĂ« horizonte dhe nĂ« veten e tyre deri qĂ« t’u bĂ«het e qartĂ« se ai (Kur’ani) Ă«shtĂ« i vĂ«rtetĂ«. A nuk mjafton qĂ« Zoti yt Ă«shtĂ« dĂ«shmitar pĂ«r çdo gjĂ«?

I lartësuar, i lavdishëm dhe madhështor është Krijuesi ynë Bujar!

Prandaj le ta pranojmĂ« Islamin nĂ« tĂ«rĂ«si e jo veç ato qĂ« na pĂ«lqejnĂ«. PikĂ«risht kĂ«tĂ« na e kĂ«rkon All-llahu MĂ«shirĂ«plotĂ« nĂ« Kur’an si vijon:

2,208: O besimtarë! Pranojeni Islamin me të gjitha rregullat e tij dhe mos shkoni gjurmëve të djallit, se ai është armiku juaj i përbetuar.

Po a ia vlen pra që prapë se prapë të mos i nënshtrohemi tërësisht urdhrave të Allahut të lartësuar, por djallit të mallkuar, dhe të bëhemi prej atyre të mjerëve e të humburve, të cilët Krijuesi ynë në Kur’an i përshkruan kështu:

7,179: Ne krijuam shumë nga xhinët e njerëzit për Xhehennem. Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, madje edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët.

Paqja, bekimi dhe mëshira e Allahut të gjithëpushtetshëm qoftë me juve!{jathumbnail off}

Burim Sogojeva

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here