Mrekullia e çelësit të Qabes – (Emocionale)

0
275

Allahu i Madhëruar ka përmendur një ndodhi shumë, shumë prekëse, ishte një Sahabi i njohur si, në të vërtetë nuk ishte Sahabi në atë kohë.

Ajo çfarë ndodhi ishte se Profeti (paqja Zotit qoftë mbi të) në vitin kur ata arritën çlirimin e Mekës, ata hynë në Mekën e nderuar, dhe posa hynë ai shkoi në Qabe dhe dera e Qabes ishte e mbyllur, çelësin e mbante një njeri i njohur si Uthman Ibn Talha (Zoti qoftë i kënaqur me të), dhe nuk ishte musliman në atë kohë. Kështu që ai e mbylli derën e Qabes dhe shkoi të fshihej në çati. Shumica e njerëzve pranonin islamin gjatë kohës që Profeti (paqja Zotit qoftë mbi të) hynte për në Mekë.

Ai kërkoi çelësin e Qabes dhe njerëzit i treguan se e ka Uthman Ibn Talha (Zoti qoftë i kënaqur me të), dhe e gjetën atë në majë të çatisë në Qabe. Aliu (Zoti qoftë i kënaqur me të) i tha atij: “O Uthman, na jep çelësin këtu është Muhamedi (paqja Zotit qoftë mbi të) duke kërkuar për çelësin” dhe ai u përgjigj: “O Muhamed, po të besoja unë se ti je pejgamber unë vetë do t’a hapja derën shumë kohë më parë” kjo do të thotë se, “Unë nuk besoj se ti je pejgamber, prandaj nuk do ta hap derën” dhe Aliu e rrëmbeu çelësin nga ky njeri me emrin Uthman Ibn Talha dhe e hapi derën e Qabes, dhe Profeti (paqja Zotit qoftë mbi të) u fut brënda dhe fali dy rekatë namaz.

Kështu që zbriti engjëlli Xhibril a.s me një ajet që u shpall brënda Qabes ku Allahu thotë: “Allahu ju urdhëron që tu jepni amanetin të zotëve të tyre..” (En-Nisa:58) Që do të thotë o i Dërguar, ktheje çelësin te Uthman ibn Talha (Zoti qoftë i kënaqur me të) kjo është ajo që ishte për qëllim. Kështu që Profeti menjëherë ia dha çelësin Aliut dhe i tha: “Shko te Uthman Ibn Talha dhe ktheja çelësin.” Dhe kërkoi falje për veten për mënyrën se si ia more çelësin.

Andaj Aliu (paqja Zotit qoftë mbi të) shkoi te Uthman Ibn Talha dhe i tha: “O Uthman, ky është çelësi dhe ne të kërkojmë të falur për mënyrën se si ta morëm” Uthmani ishte i mahnitur dhe i çuditur dhe i tha: “O Ali, ti më parë ma more në një menyrë të çuditshme çelësin, ndërsa tani po ma dorëzon i përulur ç’është kështu” Ai i tha: “Pasha Allahun o Uthman!…” Allahu ka shpallur një ajet në lidhje me ju në Kur’an, “Allahu e ka urdhëruar Muhamedin (paqja Zotit qoftë mbi të) t’ia kthejë amanetin atij që i përkiste” për këtë arsye çelësi të është kthyer prapë ty. Menjëherë Uthmani (Zoti qoftë i kënaqur me të) tha: “Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij” dhe u bë musliman. Xhibrili a.s zbriti me shpallje të tjera nga Allahu ku i thotë Profetit (paqja Zotit qoftë mbi të): “O Muhamed, ngrihu dhe informoje Uthman Ibn Talha se çelësi i Qabes do të mbetet në pasardhësit dhe familjen e tij deri në Ditën e Kijametit” dhe deri në këtë moment të vitit 2017 në Arabinë Saudite çelësin e mbajnë pasardhësit e familjes së Uthman Ibn Talha. Ai u bë prej Sahabëve të njohur, dhe sot ajo familje ruhet nga policia e shtetit në Arabinë Saudite. Kjo është drejtësia e Islamit që nuk mund ta konkurojë askush.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here