Mos qeshni me stupcat , qeshuni me Vlora Çitakun !

0
244

Që nga fëmijëria nuk ka qenë një tip i mbyllur, përkundrazi ka qenë shumë e gjallë, ambicioze dhe se gjithmonë ka kërkuar vëmendjen e të tjerëve. Kështu thotë Ministrja e Integrimeve Vlora Çitaku. “Ende pa shkuar në shkollë kam mësuar shkronjat dhe numrat sepse gjithmonë kam qenë në garë me të tjerët, dhe jam karakterizuar si fëmijë jashtëzakonisht aktiv”, ka thënë ajo për “Tribuna Shqiptare”.

Ndërkaq si gjithë të tjerët edhe ajo i ka pasur preferencat e veta. “Normal që si të gjithë të tjerët, edhe unë i kam pasur preferencat e mija, se me kë dëshiroja të kaloj më shumë kohë”, ka thënë Çitaku. Ndërkohë ajo ka qenë në të njejtën shkollë me dy Ministra të tjerë. Me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporti Memli Krasniqi dhe me Ministrin e Bujqësisë Blerand Stavileci. Ajo thotë se, i takon ndonjë meritë që Krasniqi dhe Stavileci janë sot në PDK. ”Dhe pak a shumë i marrë meritat, pse ata sot janë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë ajo. Ndërkaq ajo me emocion kujton një koment që ka marrë nga babai i një dëshmori. “E kujoj me shumë emocion një takim timin të rastit me babain e një dëshmori. Ai zotëri shumë dinjitoz më tha se ishte ndjerë krenar me paraqitjen dhe fjalimin tim në Këshillin e Sigurimit në OKB. E di se jamë ndjerë shumë e lumtur dhe në të njejtën kohë kam qarë. Sa herë e kujtoj atë takim emocionohem shumë” ka thënë ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here