Mjalti më i shtrenjtë në botë, 1 kilogram 5 mijë euro

0
274

Bletari lokal turk Gynay Gunduz, në një intervistë për Anadollin theksoi se ky është një mjaltë me cilësi  të lartë që është prodhuar në një shpellë të thellë në mënyrë të natyrshme dhe në shkëmbinj të pasur me minerale.

Duke theksuar se tre breza të familjes së tij janë përfshirë në bletari, Gunduz tha se edhe në vitin 2009, ka parë bletë në hyrje të një shpelle dhe ka kuptuar se në shpellë mund të ketë edhe mjaltë.

“Me ndihmën e alpinistëve profesionistë kemi hyrë në kanalet e thella të shpellës dhe tek muret ishte ngjitur një sferë prej 18 kilogramë mjaltë të cilësisë së lartë. Mjaltin e kemi dërguar për analizë në laboratorin prestigjioz francez ‘CETAM’. Analiza nga laboratori e ka konfirmuar se ky mjalt është i një cilësie të lartë, mjalti është i pasur me minerale dhe  është shtatë vjet i vjetër”, tha Gunduz.

Një kilogram mjaltë në vitin 2009 u shit në bursën franceze me një çmim prej 45.000 euro, një vit  më vonë një kilogramë i është shitur një farmacistit nga Kina për 28.000 euro. Çmimi i tij aktual në Turqi është 5.000 euro.

Duke theksuar se ky është një mjaltë, i cili është përdorur gjithnjë e më shumë si  ilaç, por edhe si ushqim, Gunduz tha se sot ai shitet në shishe nga 170 – 250 gramë, por shumë konsumatorë janë ende të befasuar nga fakti se çmimi i mjaltit mund të jetë i përafërt me koston e një makine.

“Mjalti është prodhuar në mënyrë natyrale dhe pa koshere. Kjo zonë është e pasur me bimë endemike dhe medicinale. E gjithë kjo ndikon në çmim” , tha Gunduz.

Ai tha se normalisht, mjalti turk është më i miri në botë, por që reputacioni i tyre në botë, është i rrezikuar nga mjalti artificial.

”Mjalti artificial mund të testohet vetëm në laboratore. Kjo nuk është praktike për konsumatorët dhe duhet të merret më shumë në konsideratë në zgjedhjen e bletarëve, më pastaj edhe mjaltin. Sot, çmimi i mjaltit të vërtetë nuk mund të jetë më pak se 15 euro”, tha Gunduz./mjeksiaislame

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here