MINIKAMERA E PARË TERMALE PA FTOHJE

0
232

a4d067a0-1a3f-4920-a0b9-1b8f3875a64a-444x333Inxhinierët turq arritën që me mbështetjen edhe të Institutit të Kërkimeve dhe Studimeve Shkencore të Turqisë, TUBITAK, ta prodhojnë Minikamerën e parë me rreze infra të kuqe pa ftohje.

Inxhinierët turq arritën që me mbështetjen edhe të Institutit të Kërkimeve dhe Studimeve Shkencore të Turqisë, TUBITAK, ta prodhojnë Minikamerën e parë me rreze infra të kuqe pa ftohje.

Kjo kamerë, që do të përdoret në sektorin automobilistik për të ndaluar në mënyrë automatike makinën para se të godet këmbësorët gjatë natës e që do të mundësoj pamje termale edhe me anë të kamerave të telefonave celularë, mori edhe porosi nga jashtë.

Kostoja e kamerës së parë me rreze ultra të kuqe pa ftohje që është zhvilluar në Turqi nga akademikët e Universitetit Teknik të Lindjes së Mesme, METU (ODTU), është 10 herë më e ulët se ajo e kamerave të ngjashme.

Përdorimi i këtyre kamerave është hapur edhe në sektoret tjera përveç atij të mbrojtjes dhe pritet që më së shumti të përdoret në sektorin automobilistik dhe të telefonisë celulare gjë që u konfirmua edhe nga ana e akademikut të Universitetit Teknik të Lindjes së Mesme, Prof. Dr. Akën (Akın).

Prof. Dr. Akën mbrojti qëndrimin se me anë të kamerës në fjalë do të mundësohet që makina të ndaloj në mënyrë automatike dhe të evitohet goditja e këmbësorëve dhe kështu të parandalohen aksidente fatale. Ai tha se ky sistem është i paraparë edhe me rregulloren e Bashkimit Evropian dhe se në të ardhmen e afërt do të jetë i obliguar tek çdo makinë.

Kamera me rreze infra të kuqe që punon në bazë të nxehtësisë, rrezatimi që vjen nga objektet shkakton ndryshime në nxehtësi në pikselet e detektorit infra të kuq të kamerës gjë që pasqyrohet me ngjyra të ndryshme në ekran. Pasi që kostoja e këtyre kamerave ishte e lartë ato përdoreshin vetëm në sektorin e industrisë së mbrojtjes ndërsa me zhvillimin e projektit të “Minikamerës me rreze infra të kuqe” të realizuar me mbështetjen edhe të TUBITAK-ut, do të mundësohet që ajo të përdoret edhe në sektore tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here