MILINGONA DHE MJALTI, DYNJAJA DHE NE!!

0
281

Ra mbi tokë një pikë mjaltë dhe erdhi një milingonë e vogël e cila iu afrua pikës së mjaltit dhe shijoi nga ajo. Më pas tentoi të largohet, mirëpo si duket shija e mjaltit i la mbresa të mëdha, kështu që u kthye dhe përsëri provoi nga mjalti. Vendosi të largohet, mirëpo si duket nuk mundej të ngopet nga ajo që e mori nga mjalti! U nis prapë të merr diçka nga ajo, mirëpo kësaj radhe milingona e vendosi të futet brenda pikës së mjaltit, e të kënaqet shumë e më shumë!

Milingona u fut brenda pikës së mjaltit dhe filloi të kënaqet brenda saj duke e shijuar ëmbëlsinë e mjaltit, mirëpo papritmas kur dëshiroi të largohet nga ajo, nuk mundi të del. Mjalti ia kishte pas lidhur duart dhe këmbët e saj dhe ju kishin ngjitur për toke dhe nuk mundej të lëviz! Mbeti në këtë gjendje derisa ngordhi! Mjalti ishte sebepi i shkatërrimit të saj, dhe mos kënaqja e saj me atë qe e ngrëni dhe dëshira e saj për më tepër, ishte arsyeja e përfundimit të saj të dhimbshëm!

Nëse ajo ishte e kënaqur me pak nga mjalti, do të kënaqej dhe do të shpëtonte, mirëpo ajo e refuzoi këtë, ajo donte më tepër dhe më tepër!

Kështu është “dynjaja”, dhe po ashtu edhe “ne”. Ne nëse jemi të kënaqur me atë të lejuarën nga dynjaja dhe i shfrytëzojmë begatit brenda kufijve të cilat i ligjëroi Allahu për ne, pa mos u futur thellë në të dhe pa mos na larguar nga përgatitja për ahiretin, njeriu do të fitonte begatitë e dynjasë dhe ahiretit!!

E Huazuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here