Mësyshi mund të mbys njeriun andaj thuaj MashaAllah – ja argumentin !

0
200

Imam Maliku (Allahu e mëshiroftë!) përcjell prej Ibn Shihabit, ky prej Umameh ibn Sehl ibn Hunejfit, që tregon: “Amir ibn Rabiah, kur pa njëherë Sehl ibn Hunejfin duke u larë, tha: “Për Zotin, nuk kam parë as lëkurë virgjëreshe që të jetë më e butë sesa kjo!” Menjëherë pas kësaj, Sehli ra përdhe. Atëherë, Pejgamberi (s.a.u.s.) i shkoi Amirit dhe, me zemërim e një ton qortues, i tha: “Përse ndonjëri prej jush e vret vëllain e vet?! Pse nuk u lute për begati për të (duke thënë: Barekall-llah!)? Shko lahu tani për të!” E kështu, Amiri lau fytyrën, të dyja duart, dy llërët, dy gjunjët, dy këmbët dhe pjesën e brendshme të izarit të tij në një enë. Pastaj e lagu Sehlin me këtë ujë, dhe ai vazhdoi jetën së bashku me njerëzit e tjerë.”2
Imam Maliku e përcjell këtë hadith edhe prej Muhamed ibn Ebu Umames, djali i Sehlit, i cili e përcjell nga i ati, pra, nga vetë Sehli. Në të, ndër të tjera, thuhet se Pejgamberi (s.a.u.s.) i tha Amrit: “Syri i keq është i vërtetë. Merr abdes për të (pra, për të larë Sehlin me ujin e abdesit të tij)!”3

Abdurrezaku përcjell prej Muamerit, ky prej Ibn Tausit, ky prej të atit, i cili përcjell këtë hadith, me sened deri te Pejgamberi (s.a.u.s.): “Syri i keq është i vërtetë. Nëse do të ekzistonte ndonjë gjë që do ta paraprinte kaderin, ai do të ishte syri i keq. Prandaj, nëse dikujt prej jush i kërkohet të lahet (që me ujin e tij të spërkatet i sëmuri), le të lahet!”4

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here