Mësimi përmendësh i Kur’anit ndihmon në përmirësimin e shëndetit mendor

0
201

Mësimi përmendësh i Kur’anit ndihmon në përmirësimin e shëndetit mendor, tregojnë disa hulumtime të bëra në Arabinë Saudite.247527_393233424124411_791070103_n

Sipas ueb sajtit Nurullah, Dr Ibrahim bin Saleh Sani, profesor i psikologjisë në universitetin Muhammad bin Saud në Riad, ka kryer një hulumtim që shqyrton se si mësimi përmendësh i Kur’anit mund të përmirësojë shëndetin mendor.

Rezultatet tregojnë se ata që kanë mësuar përmendësh një numër të madh të ajeteve të Kur’anit, gëzojnë një nivel më të lartë të shëndetit mendor, pavarësisht nga mosha, gjinia apo niveli arsimor.

“60 variabla janë marrë në konsideratë në këtë hulumtim, në mënyrë që të merren si konsistente dhe të besueshme rezultatet,” tha Dr Sani.

Rreth 70 studime hulumtuese janë kryer në lidhje me besimin dhe shëndetit mendor, përfshirë 28 në vendet islamike.

(Islampress)

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here