Mëshira e Allahut është e pakufishme…

0
208

Selman el-Farisiu (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon se i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Në ditën kur Allahu krijoi qiejt dhe tokën, krijoi edhe njëqind mëshira, secila prej tyre e gjerë sa qiejt dhe toka. Prej tyre njërën e zbriti në tokë, me të cilën mëshirohen krijesat; nëna e mshiron të voglin e vet, si dhe egërsirat dhe shpendët mëshirohen ndërmjet tyre. E kur të jetë Dita e Kiametit, Allahu do ta plotësojë mëshirën e Vet.”
Sipas një transmetimi tjetër: “Në mënyrë që Allahu t’i mëshirojë robërit e Vet Ditën e Kiametit.”
(Muslimi)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here