A merr mëkat personi, i cili nuk largohet nga ai vend ku bëhet përgojim për shkak të turpit?

0
213

A merr mëkat personi, i cili është ulur në një vend ku njerëzit përgojojnë dhe nuk ngrihet prej aty për shkak të turpit?

Përgjigje: Falenderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të Lartësuar, kurse paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin, alejhi selam…

Nëse një person është ulur më një grup njerëzish të cilët përgojojnë dhe nuk ngrihet prej atij vendi, apo nëse nuk u tërheq vërejtjen atyre për atë ç’ka po bëjnë, për shkak të turpit që ka, atëherë ai ka mëkatuar. Nëse i këshillon ata dhe ia vënë veshin, falenderimi për këtë i takon Allahut, e nëse nuk ia pranojnë këshillën, atëherë duhet të largohet prej tyre. Thotë Allahu i Lartësuar në Kur’an: “Kur t’i shohësh ata të nënçmojnë shpalljet Tona, largohu prej tyre, derisa të kalojnë në bisedë tjetër! E nëse Djalli të bën të harrosh, sapo të përmendesh, mos rri me keqbërësit!” (En’am: 68)

Në një ajet tjetër ka thënë: “Kur të dëgjoni se mohohen fjalët e Allahut dhe bëhet tallje me to, atëherë mos rrini me ata (njerëz që veprojnë kështu), derisa të ndërrojnë bisedë, përndryshe do të ishit si ata…” (Nisa: 140)

Ndërsa, i Dërguari i Allahut, alejhi selam, ka thënë: “Kush prej jush sheh ndonjë vepër të keqe, le ta ndryshojë atë me dorë. Nëse nuk është në gjendje që ta bëjë këtë, atëherë le ta bëjë me fjalë. Nëse nuk është në gjendje që ta bëjë këtë, atëherë le ta bëjë me zemër, por ky është lloji më i dobët i besimit.” (Muslimi)

Fetvatë – Muhamed Salih el Munexhid /xhamiambret

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here