Mënyrat e forcimit të durimit

0
236

Mënyrat e forcimit të durimit
All-llahu subhanehu ue teala na ka siguruar rrugë dhe mënyra të arritjes dhe përforcimit tëcilësisësë durimit. Ai nuk na urdhëroi diçka vetëmse na siguroi ndihmën dhe mbështetjen për kryerjen e të njëjtës. Ai nuk krijoi sëmundje vetëmse e krijoi edhe ilaçin e saj, dhe Ai garantoi shërim nëse mjekohemi ashtu siç duhet.

Megjithatë, durimi është i vështirë, por jo edhe i paaritshëm. Durimi përmban dy elemente: dituri dhe vepër, prej këtyre dy elementeve rrjedhin ilaçet për çdo shqetësim fizik apo shpirtëror. Dituria dhe vepra të kombinuara janë shumë të rëndësishme.

DITURIA:

Elementi i diturisëështë i patjetërsueshëm për t’i kuptuar përfitimet nga ndjekja e udhëzimeve të All-llahut, dhe plotësimi që arrihet nga ndjekja e tyre, si dhe kuptimi i dëmit, lëndimit dhe të keqes që gjendet në gjërat e ndaluara.

Me kuptimin e këtyre gjërave, shtimin e vullnetit dhe dëshirës për një jetesë sa më dinjitoze (e jo siç jetojnë kafshët, me reaksione të paarsyeshme) do ta kemi më lehtë të arrijmë grada të larta të durimit. Hidhësia e durimit do tëëmbëlsohet ndërsa dhimbja e saj do të bëhet kënaqësi.

VEPËR

Durimi është një betejë e vazhdueshme mes motiveve të arsyes dhe fesë në njërën anë dhe motiveve të tekave dhe epsheve në anën tjetër. Nëse dëshiron që feja dhe arsyeja të mbisundojnë tekat dhe epshet duhet t’i përforconi të parat dhe t’i dobësoni të dytat ashtu siç e ruajmë shëndetin duke zvogëluar gjasat e sëmundjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here