MENDJEMPREHTËSIA E IMAM EBU HANIFES

0
178

MENDJEMPREHTËSIA E IMAM EBU HANIFES

Ky është një rrëfim që ka ndodhur mes Ebu Hanifes dhe nxënësit të tij Ebu Jusuf, Allahu i mëshiroftë:

Jakub ibën Ibrahim, i njohur si Ebu Jusuf el-Kadij, thotë: Prindi im, Ibrahim ibën Habib, ndërroi jetë dhe më la të vogël nën përkujdesjen e nënës sime. Ajo më dorëzoi tek një njeri që punonte si zbardhues rrobash t’i ndihmoj atij, mirëpo unë ikja prej pune dhe shkoja në mexhliset e Ebu Hanifes dhe ulesha i dëgjoja ligjëratat e tij.

Nëna vinte pas meje deri në mexhlis dhe më kapte për dore dhe më tërhiqte deri tek punëtoria. Ebu Hanifja e vërejti kujdesin tim për mësim dhe prezencën time në ligjëratat e tij dhe filloi të përkujdesej për mua.

Mirëpo nëna ime kur e vërejti se shpesh po mungoj në punëtori dhe po shkoj tek Ebu Hanifja, atij një ditë i tha: Ky fëmijë nuk gjen sherr tjetër përveçse prej teje, ky fëmijë është jetim dhe s’ka gjë, unë e ushqej nga tjerrja, shpresa ime është që të fiton ndonjë dërhem për vete. Ebu Hanifja i tha: Mos u bë mendjelehtë, nëse i biri merr dituri do të ha pelte me yndyrë fëstëku.

Nëna e tij u largua duke i thënë: Ti je mplakë dhe të ka ikur mendja!

Ebu Jusufi thotë se pastaj mësoja tek Ebu Hanifja dhe Allahu më dha sukses në dituri dhe ma ngriti pozitën në mesin e njerëzve derisa u bërë gjykatë dhe qëndroja afër halifes Rashidit dhe haja me të me një tavolinë.

Një ditë nga ditët kur halifja më ofroi pelte më tha: Ha se nga kjo nuk na përgatitet për çdo ditë. I thash: Çfarë është ky ushqim, o prijës i muslimanëve?! Më tha: Kjo është pelte me vaj fëstëku, dhe unë fillova të qeshi. Më tha pse po qesh?! I thash: Mirësi, Allahu e ruajt prijësin e muslimanëve! Më tha: Më trego. Fillova t’ia rrëfej ngjarjen prej fillimi e deri në fund, e u mahnit dhe tha: Dituria e ngrit dhe i bën njeriut dobi në dynja dhe ahiret, dhe pastaj bëri dua që Allahu ta mëshiron Ebu Hanifen dhe tha: Shikonte me syrin e mendjes së tij atë që nuk e sheh me syrin e kokës së tij.

‘Le gjurmë para se të ikish’

Dr. Muhamed Munexhid

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here