MEKË – PËRUROHET MUZEU I PROFETIT MUHAMED

0
247

3f560f5c-9dfe-4388-9999-ed840cc82c05-444x333Në tokat e shenjta u çelë Muzeu i Hz. Muhamed, që formohet nga objekte të periudhës së ndritur të profetit islam.
Mekë – Përurohet Muzeu i Profetit Muhamed

Muzeu në fjalë, i pajisur me teknologjinë më të sofistikuar, shpjegon periudhën e Profetit Muhamed dhe mbart gjurmë të asaj kohe.

Ky muze, i hapur në tokat e shenjta të Mekës, i pret vizitorët me parullën: “Ej Pejgamber, paqja e Allahut qoftë mbi ju!”

Muzeu u themelua për të hedhur dritë mbi periudhën e Profetit Muhamed, për t’i shpjeguar njerëzimit ato kohëra.

Në të gjenden të paktën 1.500 objekte të periudhës së sipërcituar.

Vizitorët informohen rreth shumë fushave të asaj periudhe, që nga luftërat e deri tek jeta shtëpiake.

Kurse ana më tërheqëse e muzeut është prezantimi i të dhënave, që i përkasin gati 1.400 viteve më parë, me teknologjinë më sofistikuar të sotme.

Muzeu është ndërtuar nga shkencëtarë dhe arkitektë me famë botërore dhe pret vizitorë nga anembanë botës, që dëshirojë ta ndjejnë periudhën e Profetit Muhamed në mënyrën më realiste të mundshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here