MEDITIME KURANORE

0
179

1. Allahu, xhele ue ala, thotë; “Thuaj: “Unë i trembem vërtet dënimit të Ditës së madhe, nëse nuk i bindem Zotit tim!” (Ez-Zumer, 13)

– Kujtoja zemrës tënde këtë ajet, kur ajo dobësohet përballë epshit!

– Kujtoja vetes këtë ajet kur ajo të thërret drejt mëkatit!

– Përsërite në vete kur të vijnë mendime të këqija!

2. Muajt e shenjtë fillojnë me hyrjen e muajit Dhul’kade, kurse vepra më e mirë për të medituar në këto kohëra të çmuara dhe të shenjta është; Besimtari të çmoj dhe madhëroj këto kohëra duke kryer në to vepra të mira dhe duke u larguar nga veprat e këqija, ngase Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Kjo është kështu! E kush madhëron dispozitat e All-llahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave.” (Haxh; 32).

3. Kur e kujtoj se nëse nuk e meditoj Kur’anin, atëherë futem dhe bëhem pjesë e këtij dënimi dhe vërejtje hyjnore; A nuk e përfillin dhe meditojnë ata (me vëmendje) Kur’anin? (Nisa; 82).

“A nuk menduan ata thellë fjalën (Kur’anin ).” (Mu’minun; 68).

Kurse, pyetja rreth të cilës dëshiroj përgjigje, është; Si të shpëtoj dhe dal nga ky dënim dhe kërcënim hyjnorë? Atëherë, dije se përgjigjeja është; Ramazani është rast i volitshëm për për këtë gjë, andaj shfrytëzoje!

Shejh Dr. Omer el Mukbil

4. Allahu, xhele ue ala, thotë; “…e prej tyre ka që janë dëmtues të vetëvetës, ka që janë mesatarë, e ka prej tyre që janë më ndihmën e All-llahut, të parët në punë të mira.” (Fatir; 32 )

Hasan el Basriu, rahimehullah, në lidhje me këtë ajet, thotë; “Pjesa e ajetit; Ka prej tyre që janë më ndihmën e Allahut, të parët në punë të mira; Është fjala për ata të cilët peshorja e tyre e veprave të mira në ditën e gjykimit është më e rëndë sesa e vepra të këqija. Pjesa e ajetit; Ka që janë mesatarë; Është fjala për ata që u barazohen veprat e mira me të këqijat në peshoren e ditës së gjykimit. Pjesa e ajetit; E prej tyre ka që janë dëmtues të vetëvetës; Ata që në peshoren e ditës së gjykimit do të kenë shumë pak vepra të mira.”

Tarik el Hixhretejn, të Ibn Kajimit; fq.342

5. Sufjan Ibn Ujejne, rahimehullah, ka thënë; “Mos të largohet dikush prej jush nga lutja për veten e tij(mëkatet që i dinë). Ngase, Allahu ia plotësoi(iu përgjigj) lutjen e krijesës më të keqe, Iblisit (shejtanit). (Iblisi) Tha: “Zoti im, më jep afat deri në ditën kur ata (njerëzit) të ringjallen! (Zoti) Tha: “Ti je prej të afatizuarve.” (El Hixhr; 36 – 37 ).

Najif Fejsal

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi; albislam

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here