Më pat thënë gjyshi më se njëqind herë…!

0
207

Më pat thënë gjyshi më se njëqind herë…

“ I keqi ta lë lë të keqen në derë”.
Para se të vdiste më tha një natë:
“ Digjet lisi i njomë, pranë atij të thatë”.310007_3537818476421_448488028_n
Gjyshi më pat thënë, as vetë sa herë nuk e di:
“ Vetëm puna e mirë ,njeriun e bën njeri”.
Gjyshi im i dashur cdo herë më ka porositur:
“ Mos nxito të flasësh gjërat pa i ditur”!
Gjithnjë i bërtiste babit në odën e vjetër:
“ Puna e sotme , s’lihet për herën tjetër”.
Disa herë më tha gjyshi, biri im ta kesh në konsideratë:
“ Gjuha është helm, gjuha është mjaltë”.
Me gishtin në kokë tretesha në mendim,
nuk i kuptoja fjalët e gjyshit tim.
Përpara pasqyrës nxirrja gjuhën jashtë,
nuk kishte fare helm, nuk dukej as mjaltë.
Shpeshherë me gjuhë buzët i lëpija,
as ëmbël as idhtë, fare nuk ndieja.
Me vite të tëra u mundova kot,
fshehtësinë e kësaj nuk i gjeja dot.
Tani kur gjyshin pranë nuk e kam
fjalët e tij shumë vlerë për mua kanë…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here