Mbulimi i enëve të ushqimit dhe mbyllja e calikëve të ujit

Mbulimi i enëve të ushqimit dhe mbyllja e calikëve të ujit

Mbulimi i enëve të ushqimit dhe mbyllja e calikëve të ujit

Muslimi sjell në Sahih-un e tij hadithin e Xhabir ibn Abdullahit, që tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Mbulojini enët e ushqimit dhe lidhini grykat e calikëve të ujit, sepse është njënatë gjatë vitit, në të cilën zbret një sëmundje, e cila, nëse gjen enë ushqimi të zbuluara apo calikë uji të pambyllur, bie në të.” Ky hadith përmban një njohuri hyjnore, të cilën doktorët nuk mund ta arrijnë ta kapin me forcat e veta. Lejth ibn Sadi, – një nga përcjellësit e këtij hadithi – ka thënë: “Jomuslimanët e dinë se kur është kjo ditë, në muajin e parë të vitit, dhe përpiqen t‟i ruhen së keqes së saj.” Pejgamberi (s.a.u.s.) ka urdhëruar që ena të mbulohet, qoftë edhe duke vendosur mbi të një shkop, në mënyrë që njeriu të mësohet që gjithmonë t‟i mbulojë enët e ushqimit. Përveç kësaj, insektet që ecin (p.sh. milingonat) nuk do të futen në ushqim, por do të kalojnë mbi shkop. Pejgamberi (s.a.u.s.) na ka urdhëruar, gjithashtu, që ne të përmendim emrin e Allahut kur të mbulojmë enën, me qëllim që ta mbrojmë atë nga shejtani, insektet dhe kafshët. Pirja duke e vënë gojën te caliku nuk lejohet. Për këtë, Buhariu sjell rrëfimin e Ibn Abasit, që thotë se: “I Dërguari i Allahut e ka ndaluar vënien e buzëve te caliku gjatë pirjes.” Nga ky hadith rrjedhin shumë mësime. Për shembull, nëse dikush e vë gojën te gryka e calikut, do të bëjë që ena të marrë një erë të rëndë. Po ashtu, në këtë mënyrë, uji mund të zbresë me furi dhe të dëmtojë stomakun. Në ujë mund të ndodhet, gjithashtu, ndonjë insekt, të cilin njeriu mund ta gëlltisë, pa dashje, dhe kjo mund ta dëmtojë. Uji mund të jetë i ndotur edhe me substanca të rrezikshme, të cilat do të përfundojnë në barkun e njeriut, nëse ai nuk di për këtë. Përveç kësaj, pirja duke vënë buzët te gryka e calikut e mbush barkun me ajër e, rrjedhimisht, uji nuk ka për të patur hapësirën e nevojshme.