MBESHTJELLJA E MUSKUJVE RRETH KOCKAVE

0
187

MBESHTJELLJA E MUSKUJVE RRETH KOCKAVE

Një nga ajetet që përshkruan fazat e zhvillimit të embrionit të njeriut pohon faktin se në barkun e nënës në fillim zhvillohen kockat dhe më pas muskujt:

“… Pastaj e shndërruam pikën në alek, pastaj alekun e shndërruam në copë mishi, pastaj këtë copë mishi e shndërruam në eshtra, pastaj eshtrave u veshëm mishin, pastaj e bëmë njeriun krijesë tjetër (me shpirt).

I lartë është Zoti, Krijuesi më i mirë.” (El-mu’minun 12-14)

Deri pak kohë më parë, embriologët ishin të mendimit se kockat dhe muskujt në embrion zhvillohen në të njëjtën kohë. Për këtë arsye, për një kohë të gjatë, disa njerëz pretendonin se këto ajete ishin në kundërshtim me shkencën. Por kërkimet e fundit mikroskopike, të ndihmuara nga avantazhi i teknologjisë moderne, zbuluan se shpallja në Kuran është e saktë.

Vëzhgimet në nivele mikroskopike treguan se zhvillimi i embrionit në barkun e nënës ndodh në përputhje të plotë me përshkrimin në Kuran. Së pari, indet kërcore të embrionit kthehen në kocka. Më pas, qelizat muskulore, të cilat formohen prej indeve përreth kockave bashkohen dhe mbështjellin kockat.

Ky proces është shpjeguar si më poshtë në librin e mirënjohur, Zhvillimi i njeriut, i cili është shkruar nga një prej shkencëtarëve më të spikatur në fushën e anatomisë dhe embriologjisë.

Gjatë javës së shtatë, skeleti fillon të shpërndahet nëpër tërë embrionin dhe kockat marrin formën e tyre natyrale. Në fund të javës së shtatë dhe gjatë javës së tetë, muskujt zënë vendin e tyre rreth formave të kockës.(Moore, Developing Human, 6. edition,1998.)

Pra, fazat e zhvillimit të njeriut të përshkruara në Kuran janë në harmoni të plotë me zbulimet e embriologjisë bashkëkohore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here