Marijuana & Kanabis – Efektet e dëmshme të menjëhershme

0
1133

Marijuana – e quajtur ndryshe edhe hashash, drogë, bar, burbuqe, Ganja, Mary Jane, etj- është një lloj droge e prodhuar nga përzierja e luleve dhe gjetheve të gjelbëra-gri të thata e të copëtuara të bimës kanabis sativa –bima e kërpit.

Arabisht: قنب هندي  – Kannab Hindi

Anglisht: Marijuan, Cannabis

Emri Shkencor: Cannabis Sativa L, Cannabis Indica L.

Bima e Marijuanës

Historia e përdorimit të marijuanës arrin më larg se sa mund të mendohet. Kultivimi i bimës daton mijëra vjet. Regjistrimi i parë i shkruar për kultivimin e kanabisit është gjetur në regjistrat kineze që datojnë nga shekulli 28 para Krishtit, dhe te një mumje egjiptiane gati 3.000-vjeçare që përmbante gjurmë të THC, lënda kimike kryesore psikoaktive te marijuana, si dhe te droga të tjera.
Besohet të jetë një bimë amtare e Indisë. Kanabis sativa ndoshta origjinën e vet e ka në një rajon në veri të Himalajeve. Është bimë njëvjeçare që mund të rritet nga një lartësi prej 4-5 metra deri në 8-10 metra (specia indiane e ka këtë veti). Bima ka lule që çelin nga fundi i verës deri në mes të vjeshtës.
Bima kanabis zakonisht ka një nga dy llojet e luleve, mashkull apo femër, por disa bimë i kanë të dyja. Lulet mashkullore rriten në tufa të shtrira përgjatë gjetheve, marrin ngjyrë të verdhë dhe vdesin pas lulëzimit. Kurse lulet femërore rriten në majat e tufave dhe mbeten të gjelbërta në të errët deri në një muaj pas lulëzimt, derisa të piqen farat. Hashashi, i cili është më i fuqishëm se marijuana, prodhohet nga rrëshira e luleve të kanabisit.

Komponentet aktive të bimës: Përbërësit kimik të Kanabis përfshijnë rreth 100 komponimet përgjegjëse për aromën e saj karakteristike. Këto janë kryesisht terpenes të paqëndrueshme dhe sesquiterpenes.
– Tetrahydrocannabinol (THC)
– Cannabidiol (CBD)
– α-pinene
– Myrcene
– Linalool
– Limonene
– Trans-β-ocimene
– α-Terpinolene
– Trans-caryophyllene
– α-Humulene; kontribuon në aromën karakteristike të Kanabis sativa.
– Caryophyllene-oksid; hashash me të cilin trajnohen qentë e zbulimit.

Efektet kryesore psikoaktive (humbje dhe ndryshim i mendjes dhe perceptimit) kimike të marijuanës, përgjegjës për shumicën e efekteve dehëse të kërkuara nga përdoruesit, është delta-9-tetrahydro-cannabinol (THC).

THC dhe kimikatet e tjera cannabinoide në marijuanës janë të ngjashme me kimikatet cannabinoide që natyrisht ndodhin në trup. Këto kanabinoide endogjene funksionojnë si neuro-transmetues, sepse dërgojnë mesazhe kimike mes qelizave nervore (neurone) në të gjithë sistemin nervor. Ato ndikojnë zonat e trurit që influencojnë kënaqësinë, kujtesën, të menduarit, përqendrimin, lëvizjen, koordinimin, dhe perceptimin ndijor dhe të kohës. Për shkak të kësaj ngjashmërie, THC është në gjendje për të bashkëngjitur molekulat e quajtura receptorët cannabinoid me neuronet në këto zona të trurit dhe t’i aktivizojë ato, duke penguar kështu funksione të ndryshme mendore dhe fizike dhe duke shkaktuar efekte që do i përmendim më pas. Rrjeti nervor i komunikimit që përdor këto cannabinoide neuro-transmetues, i njohur si sistemi endocannabinoid, luan një rol kritik në funksionimin normal të sistemit nervor, kështu që ndërhyrja në këtë sistem mund të ketë efekte negative të paimagjinueshme, nga të cilët disa janë efekte afashkurtra të çastit dhe të tjera efekte afatgjata që shfaqen gradualisht me kalimin e kohës dhe të moshës.

Efektet e dëmshme të menjëhershme të Marijuanës:

Efektet e menjëhershme të marrjes marijuanë përfshijnë: Rrahje të shpejta të zemrës, çorientim, mungesë të koordinimit fizik, shpesh pasohet nga depresioni ose pagjumësia. Disa përdorues vuajnë sulme paniku apo ankthi.
Por problemi nuk ka fund. Sipas studimeve shkencore, përbërësi aktiv i kanabis, THC, mbetet në trup për disa javë apo më shumë.

Mos u çudisni, këtë e ka thënë profeti i Islamit, Muhamedi (paqja e Zotit qoftë mbi të!), që para 1400 e ca vitesh, ku thotë: “Alkooli (çdo lëndë dehëse) është nëna e të këqiave; kush i konsumon ato, atij nuk i pranohet falja (namazi) për 40 ditë, dhe nëse vdes duke e pasur atë në bark (pa kaluar 40 ditë pas të cilave pastrohet), ai vdes si një prej njerëzve të injorancës para-Islame.” [Muhamed Nasiruddin el Albani, “Vargu i Haditheve të vërteta”, Hadithi nr. 1855].

Tymi i Marijuanës përmban nga 50{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} në 70{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} më shumë substanca kancerogjene se tymi i duhanit. Një studim i madh hulumtimi raportoi se një thithje e vetme e kanabisit mund të shkaktojë më shumë dëme në mushkëri se pesë cigare të rregullta të tymosura njëra pas tjetrës.

Droga mund të ndikojë më shumë se shëndetin tuaj fizik

Studimet kanë treguar se ajo ndikon në anomalitë e trurit. Kjo është mbështetur nga hulumtimet e mëhershme mbi efektet afatgjata të marijuanës, të cilat tregojnë ndryshime në tru të ngjashme me ato të shkaktuara nga abuzimi afatgjatë i drogave të tjera të mëdha. Një numër studimesh kanë treguar një lidhje midis përdorimit të marijuanës së vazhdueshme dhe psikozës.
Marijuana ndryshon strukturën e qelizave të spermës, deformimin e tyre. Kështu edhe sasi të vogla të marijuanës mund të shkaktojnë sterilitet të përkohshëm te meshkujt. Përdorimi i marijuanës mund të çrregullojë ciklin menstrual të gruas.
Studimet tregojnë se funksionet mendore të njerëzve të cilët kanë pirë shumë marijuanë priren të jenë zvogëluar. THC në kanabis prish qelizat nervore që ndikojnë në kujtesën e trurit.
Kanabisi është një nga disa barna që shkakton ndarjen e qelizave jonormale e cila çon në defekte të rënda të trashëguara te fëmijët. Një grua shtatzënë që rregullisht pi marijuanë apo hashash mund të lindë para kohe një fëmijë nënpeshë. Studimet gjithashtu tregojnë se përdorimi i drogës para lindjes mund të rezultojë në defekte të lindjes, anomali mendore dhe rritjen e rrezikut të leukemisë tek fëmijët.

Përmebledhje me efektet e dëmshme afatshkurtra dhe afatgjata të Marijuanës

Efektet afatshkurtra
• Shfytyrim ndijor
• Panik
• Ankth
• Koordinim i dobët i lëvizjes
• Vonim i reagimit
• Pas një thithje fillestars, përdoruesi ndihet i përgjumur ose në depresion
• Rritje e rrahjeve të zemrës (dhe rreziku nga sulmi në zemër)

Efektet afatgjata të marijuanës:
• Reduktim i rezistencës ndaj sëmundjeve të zakonshme (ftohja, bronkiti, etj)
• Dobësim i sistemit imunitar
• Çrregullime të rritjes dhe zhvillimit
• Rritja e qelizave të parregullta të strukturuara në trup
• Reduktimi i hormoneve seksuale mashkullore
• Shkatërrimin i shpejtë i fibrave të mushkërive dhe lezione (dëmtime) në tru që mund të jenë të përhershme.
• Kapacitet i reduktuar seksual
• Vështirësi në studime: aftësi të zvogëluar për të mësuar dhe mbajtur përmendësh
• Apatia, të qenët i përgjumur, mungesa e motivimit
• Ndryshime të personalitetit dhe humorit
• Paaftësia për të kuptuar gjërat në mënyrë të qartë.

E vërteta e Marijuanës dhe drogave të tjera

Droga në thelb të saj është helm. Sasia e marrë përcakton efektin.
Një sasi e vogël vepron si një nxitës (ju përshpejton). Një sasi e madhe vepron si një qetësues (ju rrëzon). Një sasi edhe më e madhe mund tju vrasë.
Kjo është e vërteta për çdo të drogë. Vetëm sasia e nevojshme për të arritur efektin ndryshon.
Por shumë droga kanë një tjetër përgjegjësi: ato ndikojnë drejtpërdrejt në mendje. Ato mund të shtrembërojnë dhe shfytyrojnë perceptimin e përdoruesit ndaj asaj që po ndodh rreth tij. Si rezultat i kësaj, veprimet e personit mund të jenë të pavullnetshme, irracionale, të papërshtatshme dhe madje edhe shkatërruese.
Droga i bllokon të gjitha ndjenjat, ato të dëshirueshme dhe ato të padëshiruara. Kështu, duke të siguruar ndihmë afatshkurtër në lehtësimin e dhimbjes, ato gjithashtu të fshijnë aftësinë e të menduarit dhe vigjilencën dhe të lënë në baltë.
Edhe ilaçet kimike janë droga të cilat janë të destinuara për të shpejtuar ose ngadalësuar, ose të ndryshojnë diçka në lidhje me mënyrën që trupi juaj është duke punuar, me qëllim që ta kryejë më mirë atë punë. Ndonjëherë ato janë të nevojshme, por ilaçet mbeten droga: ato veprojnë si stimulues ose qetësues, dhe shumë prej tyre mund tju vrasin. Pra, nëse ju nuk i përdorni ilaçet ashtu si duhen përdorur, ato mund të jenë aq të rrezikshme sa drogat e paligjshme.

Pse njerëzit marrin drogë?

Njerëzit marrin drogë, sepse ata duan të ndryshojnë diçka në jetën e tyre.
Këtu janë disa nga arsyet pse të rinjtë janë më shumë të dhënë për të marrë drogë:
• Për t’u përshtatur
• Për t’ja mbathur ose për t’u relaksuar
• Për të lehtësuar mërzinë
• Për t’u dukur të rritur
• Për t’u rebeluar
• Për të eksperimentuar e për ta provuar
Ata mendojnë se droga është zgjidhje, por përfundimisht, droga bëhet problem.
Pasojat e përdorimit të drogës janë gjithmonë e më keq se përpjekja për zgjidhjen e problemit me ta.

Asnjë lëndë e marijuanës nuk mund të përdoret sot në mjekësi

Edhe pse marijuana është e njohur të ketë efekte negative në trupin e njeriut, ka një debat të ndezur mbi përdorimin mjekësor të marijuanës. Disa thonë se marijuana duhet të legalizohet për përdorim mjekësor, sepse ajo është e njohur për të reduktuar të përzierët, të lehtësojë presionin në sy, të ulë spazmat e muskujve, të stimulojnë oreksin, të ndalojë konvulsionet dhe të eleminojë dhimbjet menstruale. Për shkak të natyrës së saj terapeutike, marijuana është përdorur në trajtimin e disa gjendjeve klinikale të pacientëve me:
Kancer dhe AIDS (për të reduktuar të përzierët dhe të stimulojë oreksin pas Kimioterapisë).
Glaukoma (për të zbutur presionin e syrit).
Epilepsi (për të ndaluar konvulsionet).
Multiple skleroza (për të ulur spazmat e muskujve).

Kurse të tjerë besojnë se efektet negative të përdorimit të marijuanës janë shumë herë më të mëdha. Që nga shkurti 2014, në kundërshtim me lëvizjet e disa shteteve që ecin me parimin e marijuanës mjekësore, agjencia e zbatimit të drogës në SHBA e ka listuar Marijuanën në listën me numër  1 për “drogat më të rrezikshme” dhe të substancave “pa asnjë përdorimin të pranuar mjekësor dhe me një potencial të lartë për abuzim” [dhe] me varësi potencialisht të rënda psikologjike apo fizike”, duke përfshirë këtu përveç marijuanës edhe heroinën, LSD dhe ekstazi.

Çfarë thuhet në Islam për Marijuanën?

Sipas parimeve Islame dhe qëllimeve madhore të Sheriatit Islam, çdo gjë, dëmet e të cilës janë më të mëdha se dobitë e saj, ajo është e ndaluar dhe nuk lejohet të konsumohet apo të bëhet.

E pamë më sipër se Marijuana, si dhe të gjitha drogat e tjera, kanë dëme të pallogaritshme për njeriun, fizike dhe mendore, afatshkurtra dhe afatgjata, dhe padyshim se diçka me këto cilësi është e ndaluar në Islam; Marijuana dhe drogat e tjera i bashkangjiten alkoolit, i cili u ndalua për shkak se të deh dhe për dëmet e tjera që ka, dhe po kështu edhe marijuana dhe drogat e tjera kanë të njëjtat efekte.

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Çdo lëndë dehëse është alkool dhe çdo alkool është haram.” [Muslim].

Në një thënie tjetër thotë: “Çdo lëndë që të deh në sasi të madhe, edhe sasia e vogël prej saj është haram.” [Nesai, 5607].

Dijetari i Islamit, Ibën Tejmije (Ka vdekur në vitin 728 AH), thotë: “Hashashi, bima e dehëse e mallkuar, është njësoj si lëndët e tjera dehëse dhe marrëse të mendjes dhe logjikës. Nuk ka dyshim se këto lëndë janë haram, unanimisht, madje çdo lëndë që ia heq njeriut logjikën, është haram edhe nëse nuk të deh, siç është marijuana; por dallimi është se dënimi për atë që konsumon lëndë dehëse është që të fshikullohet tetëdhjetë shkopinj, kurse për lëndët që nuk të dehin, dënimin e përcakton gjykatësi; Nuk ka dallim nëse këto lëndë hahen apo pihen, janë të ngurta apo të lëngshme.

I Dërguari ynë (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka pasur dhuntinë e të shprehurit me fjalë të pakta e përmbledhëse dhe me kuptime të mëdha e gjithëpërfshirësi, dhunti nga Allahu që muslimanët pas tij t’i deshifrojnë ato fjalë dhe të zbulojnë prej tyre gjëra të dobishme…

Hashashi, sipas transmetimeve që na kanë ardhur, është shfaqur te disa vende të muslimanëve nga fundi i shekullit të gjashtë dhe fillimi i të shtatit (AH), kur në këto vende u futën Tatarët, nën shpatën e Xhankis Han-it. Kur njerëzit shfaqën vepra që i ka ndaluar Allahu dhe i Dërguari i Tij, prej mëkateve dhe ndalesave, Allahu e lejoi që ata të sundoheshin nga armiku. Ky hashash i mallkuar ishte nga mëkatet më të mëdha të asaj kohe. Ai është shumë herë më i keq se pijet alkoolike nga disa këndvështrime, kurse pijet alkoolike janë më të keqe se ai nga vështrime të tjera. Hashashi jo vetëm që të deh, por e lë përdoruesin e tij pa fije logjike, i mbjell çburrërim dhe i prish humorin, e bën të hajë shumë dhe i shkakton çmenduri dhe humbje të mendjes. Shumë njerëz janë bërë budallenj e të çmendur për shkak të tij.

Disa njerëz thonë se hashashi ta prish logjikimin por nuk të deh, njësoj si marijuana; por kjo nuk është e vërtetë, sepse këto të japin trallisje, kënaqësi e të sjellin në qejf, njësoj si alkooli, dhe pikërisht ky është shkaku i konsumimit të tyre; po kështu, nëse i provon pak ato, të tërheqin për të marrë më shumë, njësoj si alkooli; dhe ai që mësohet me to dhe bëhet i varur prej tyre, e ka shumë të vështirë t’i lërë, më shumë se alkooli; pra dëmet e këtyre drogave është më i madh se dëmet e alkoolit nga disa këndvështrime.

Prandaj dijetarët e jurisprudencës Islame thonë: Kush i konsumon drogat, duhet të dënohet njësoj si ai që pi alkool.

Kush dehet nga pije dehëse apo nga bari apo hashashi dehës, nuk i lejohet t’i afrohet xhamisë deri sa të vijë në vete, dhe atij nuk i quhet namazi deri sa të dijë se çfarë thotë; por duhet ta dijë se namazi vazhdon të jetë i detyrueshëm për të, dhe ai duhet të dalet, por namazi nuk i pranohet deri sa të pendohet dhe të vendosë të mos e përsërisë më; atij nuk i pranohet namazi për 40 ditë, siç ka thënë i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem): “Kush konsumo alkool, atij nuk i pranohet namazi për dyzet ditë; nëse ai pendohet, Allahu ia pranon pendimin, por nëse kthehet dhe pi përsëri, atij nuk i pranohet namazi për dyzet ditë; nëse ai pendohet, Allahu ia pranon pendimin, por nëse kthehet dhe e pi përsëri, Allahu ka të drejtë ta dënojë atë duke i dhënë të pijë nga balta e hibalëve.” Të pranishmit e pyetën: “Ç’është balta e hibalëve?” Ai tha: “Lëngu i banorëve të zjarrit (ferrit), ose djersa e tyre!”

Kurse ai që thotë se për drogat nuk ka argument nga Kurani apo Hadithi, ai është vërtet injorant, sepse Kurani dhe Hadithi flasin fjalë përmbledhëse dhe me domethënie të thella e të mëdha, të cilat janë rregulla të përgjithshme dhe tema gjithëpërfshirëse, nën të cilat renditen shumë gjëra, dhe të gjitha ato gjëra që renditen nën këto rregulla që i përmend Kurani dhe Suneti, i takon të jënë të përmendura në Kuran dhe në Sunet. Përndryshe, nuk mundet që të gjitha gjërat të përmenden me emrin e tyre të veçantë.”

E gjithë kjo ishte fjala e Ibën Tejmijes; dhe nga kjo kuptohet qe shkenca sot nuk ka shtuar thuajse asgjë në lidhje me efektet negative të drogës, nga ato që kanë thënë dijetarët e Islamit që në mesjetën evropiane.

E përmendëm më sipër mrekullinë në fjalën e profetit Muhamed në lidhje me mospranimin e faljes (namazi) nga ai që konsumon lëndë dehëse për dyzet ditë; sepse pikërisht kjo është edhe koha që i duhet trupit të pastrohet nga lëndët helmuese dhe efektet e drogave dhe pijeve alkoolike.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here