Lutja e Profetit (alejhi selam) kur dilte nga shtëpia

0
182

Lutja e Profetit (alejhi selam) kur dilte nga shtëpia Transmetohet nga nëna e besimtarëve Ummu Seleme radijAllahu anha se ka thënë: Sa herë që Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dilte nga shtëpia, çonte shikimin lart në qiell dhe thoshte:

“Allahumme (inni) eudhu bike en edil-le eu udal-le ue ezil-le eu uzel-le eu edhlime eu udhleme eu exh-hele eu juxh-hele alejhi – O Allah, (unë) kërkoj mbrojtjen Tënde që mos të humb (devijoj) dhe askush të mos më shpjer në humbje, të mos gaboj dhe që askush të mos më shpjer në gabim, të mos i bëj ndokujt padrejtësi dhe askush mos të më bëj padrejtësi mua dhe të mos sillem keq ndaj ndokujt dhe askush të mos sillet keq me mua.”

E ka saktësuar shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) në “Sahihu Ebi Daud” me nr. (5094)

Shejhu dhe muhadithi Abdulmuhsin el-Abbadi (Allahu e ruajttë!) ka thënë: Në fillim të hadithit thuhet se ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem “e ka ngritur shikimin lart në qiell” është për qëllim me këtë për të treguar për lartësimin e Allahut, sepse ai i drejtohet Allahut dhe i lutet Atij.

Kjo është prej lutjeve të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i cili lutej me këtë në kohën kur dilte prej shtëpisë. Lutje e cila është shpëtim prej: -humbjes -gabimit -padrejtësisë -sjelljes së keqe. Lejohet ngritja e shikimit lart në qiell në kohën kur thuhet kjo lutje ashtu siç vepronte i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem “

Sherh Sunenu Ebi Daud” (8/578)

Përktheu: Unejs Sheme

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here