Lojtari i kombëtares uron Kurban Bajramin !

Lojtari i kombëtares uron Kurban Bajramin !

11898794_308933219277279_713987456841588329_nLojtari i kombëtares shqiptare Mergim Mavraj me një mesazh në rrjetin social facebook ka uruar festen e Kurban Bajramit. Në urimin e ti ai shton se:

Ne kete dite te madhe te Festes se Kurban Bajramit desha tju percjell vellezerve ,shokeve,dhe mqve te mi mesazhin e madh te dashurise dhe sakrifices per Allahun e Lartmadheruar,per kete fe te mrekullueshme,per profetin tone te shtrenjte Muhamedin S.A.U.S, ashtu si Ibrahimi A. S e cfaqi ne momentin kur Allahu e sprovoi me therjen e birit te tij te dashur Ismailit A.S.
E gjeti ate te vendosur ne dashurine per Allahun e Allahu i Lartmadheruar ja ktheu me dashuri te pakufishme te birin e tij duke e obliguar me kurbanin e nje dashi,feste te cilen ne e festojme sot,duke na dhene mesazhin e dashurise dhe te sakrifices per njeri tjetrin,si dhe per te gjithe njerezit te cilet duhet ti therrasim ne kete fe te mrekullueshme ne te cilen Allahu i Lartmadheruar na ka zgjedhur.

Nje mesazh tjeter qe desha te percjell eshte mesazhi i dijes dhe i thirrjes ne kete fe.Na bie per detyre ne muslimaneve te qendrojme prane prijesve te thirrjes, nxenesve te dijes, ata te cilet me dijen e tyre, me zemrat e tyre me jeten e tyre,jane duke qendruar ne balle te kesaj perpjekje te madhe per mesimin dhe qartesimin e perhapjen e kesaj feje madheshtore.
Ti duam, ti rrespektojme ,ti nderojme, te marrim mesim e moral prej tyre,sepse keshtu do te ngrihet lart kjo fe, e keshtu do te ngrihemi dhe ne.Dija eshte drite e cila nuk shuhet,ajo ndricon rrugen e vertete qe na shtroi i dashuri i Allahut dhe i dashuri jone Muhamedi S.A.U.S. rrugen e dijes e te thirrjes me butesi e embelsi te te gjithe njerezve.

Nje mesazh tjeter qe desha te percjell nga zemra ime per ju sot , eshte mesazhi i moralit dhe i faljes.Nje mesazh me te cilin Allahu i Lartmadheruar e lavderoi te dashurin tone Muhamedin S.A.U.S per kete cilesi te mrekullueshme qe ai kishte.Eshte ky moral arsyeja e futjes ne islam brez pas brezi i shume popujve e njerezve.Eshte morali cilesia me e larte qe e zbukuron besimtarin, e ben ate te jete shembull i larte i faljes dhe tolerances midis njeri tjetrit.

Dhe mesazhi i fundit qe desha te percjell nga zemra ime per tu bashkuar me zemrat e vellezerve, miqve, te dashurve te mi te sinqerte , eshte mesazhi i bashkimit dhe i unitetit.Nje prej gjerave me te rendesishme qe Krijuesi i Gjithesise ka percjell nepermjet kesaj feje per te gjithe muslimanet.Duhet te qendrojme te bashkuar si nje trup i vetem me njeri tjetrin, me dashuri, tolerance, dije,thirrje, moral, e falje per ta percuar kete fe madheshtore tek njerezit e tjere, sepse kjo ishte dhe detyra e profeteve e ne jemi pasuesit e tyre.

E lus Allahun e Lartmadheruar ne kete dite madheshtore te Kurban Bajramit, te na fali , te na meshiroje, te na drejtoje, ne Rrugen e Drejte dhe te Vertete te kesaj feje te mrekullueshme.

E lus Allahun tua kete pranuar te gjithe haxhinjve lutjet e tyre ne Arafat, lotet e tyre lodhjen dhe perkushtimin dhe tua lehtesoje deri ne fund haxhin , e tua pranoje ate.

E lus Allahun e e Lartmadheruar te na beje ne , pishtare ndricues te kesaj feje madheshtore per ndricimin e Rruges se ndritur drejt xheneteve te larta, te veteve tona, te muslimaneve ne trojet tona, dhe ne mbare boten , si dhe te jo muslimaneve per udhezimin e tyre.

E lus Allahun e Lartmadheruar te na begatoje me begati te pafund ne kete bote dhe ne tjetren se Ai eshte i Plotfuqishem ti pergjigjet lutjeve tona, dhe te na japi me shume se kaq, se ne Duart e Tij gjenden celesat e Furnizimit te Faljes dhe te rregullimit te cdo gjeje.

Dhe ne fund Falenderimet jane per Allahun e Lartmadheruar , paqja meshira dhe begatite qofshin per te dashurin e Allahut , dhe te dashurin tone ,profetin Muhamedin S.A.U.S familjen e tij te ndritur e te ndershme per shoket e tij te ndritur , dhe te gjithe ata qe do ta pasojne ate deri ne Diten e Gjykimit.Amin

Me dashuri dhe rrespekt per te gjithe vellai juaj