Lodhje e sistemit nervor? Ja zgjidhjet

0
271

Simptomat e stresit mund të kenë një reagim fizik, por është sistemi nervor që na ndihmon ne t’i bëjmë ballë stresit.
Sistemi nervor ndihmon trupin të komunikojë dhe kontrollojë pjesë të ndryshme. Sistemi nervor është i përbërë nga truri, qelizat nervore dhe fibrat nervore që përçojnë gjithë trupin.

Në ditët e sotme ka shumë kërkesa dhe presione që kanë të bëjnë me punën dhe familjen. Është sistemi nervor që e merr përsiper të gjithë barrën për t’i bërë ballë një menyre jetese që po bëhet gjithmonë e më e shpejtë dhe më e ndërlikuar. Të kujdesemi për veten tonë do të thotë të bëjmë përpjekje për relaks dhe të shijojmë jetën. Kjo është pak e vështirë për t’u realizuar në shoqërinë tonë, ku neurozat duket se janë përgjigjja e vetme për kërkesat e përditshme.depresion_thumb[2]

 

Relaksi dhe meditimi janë dy mënyra për largimin e stresit dhe tensionit. Kur trupi dhe mendja janë në gjendje paqeje, atëherë vjen shërimi. Ka mënyra të ndryshme të relaksimit, siç është dëgjimi i një melodie te mirë si që është këndimi i Kuranit, melodinë e ujvareve, zogjëve në natyrë, shëtitje, etj.

Ushtrimet gjithashtu janë një mënyrë e rëndësishme për të mbështetur sistemin nervor, namazi, masazhi, aromaterapia.

Mos konsumimi i kafeines dhe nikotinës. Këto e bëjnë zemrën të rrahë më shpejt. Në afatgjatë, kjo sjell lodhje dhe sëmundje, e cila është mënyra e trupit për të thënë MJAFT. Çajrat bimor janë një zëvendësim shumë i mirë për t’u furnizuar me energji.

Trajtimet me anë të bimëve na ndihmojne për të arritur një stabilitet emocional në këtë botë të ndryshimeve të shpejta. Si tonik nervor shërben ginseng (si çaj, përmirëson aftësinë e trupit për t’u pershtatur ndaj situatave të ndryshme) dhe tërshëra, e cila duhet të jetë pjesë e përdorimit ditor. Si relaksues nervor shërben kamomili, hisopi, livanda, kantarioni, valeriana, te cilat relaksojne muskujt dhe qetësojne nervat, duke krijuar nje ndjesi të mirë. Banjot në vaske me  livandë, rozmarinë ose kamomil ndihmon në lehtësimin e tensionit nervor.

Dhimbjet e kokës mund të jenë një simptome e një sistemi nervor të tendosur, si pasojë e stresit dhe lodhjes. Një nga bimët që ndihmojnë në lehtesimin e këtyre dhimbjeve është valeriana.

Pushimi, gjumi, qetësia janë të nevojshme për të larguar lodhjen nervore.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here