LISBA: Ramiqi u arrestua si politikan opozitar

0
254
f1_26-isla-balline-nr-6-zevendesim-direkt1388079047
 

LISBA, vazhdimin e paraburgimit për Fuad Ramiqin dhe imamët e Bashkësisë Islame të Kosovës i sheh si një vendim që synon të terrorizojë, tremb dhe poshtërojë imamët dhe opozitën politike në Kosovë. Sipas tyre ky vendim është jodemokratik dhe diskrediton regjimin e sotëm kosovar.

LISBA, përmes një kumtese për opinion që e trasnmeton kp, thekson se rasti i montuar kundër Fuad Ramiqit dhe imamëve të BIK-ut është antiligjore dhe persekutuese, ky konkludim është bërë edhe nga vetë analistët dhe avokatët, të cilët mbrojnë Fuad Ramiqin dhe imamët.

“Arrestimi i Fuad Ramiqit për shkak të një deklarate e cila është bërë gjatë një debati publik, është cënim i të drejtave të njeriut. Fuad Ramiqi është politikani i parë opozitar që është arrestuar, deklarimi i tij është deklaratë e mendimit dhe shprehjes së lirë në mënyrë demokratike. Cenimi i shprehjes së lirë është antiligjore, antikushtetuese. Po ashtu, shprehja e mendimit të lirë mbrohet edhe nga Konventa Evropiane për të drejtat e Njeriut, nga Karta Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, të cilat janë të zbatueshme në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në kumtesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here