LIDHJET FAREFISNORE

0
172

Muhamedi alejhi selam ka thene: “Puna më e dashur tek Allahu është imani (besimi) në Allahun, pastaj mbajtja e lidhjeve farefisnore”. Ebu Ja’la , hadithin e ka bere hasen shejh Albani.

Dihet fare mirë që kohëve të fundit njerëzit për shkak të angazhimeve të shumta ditore apo arsyeve të tjera kanë lënë anash vizitat farefisnore, i kanë rralluar e disa fatkeqësisht edhe i kanë ndërprerë. Allahu ka premtuar shpërblim për atë që viziton dhe mban lidhjet farefisnore, por gjithashtu edhe ka kërcënuar me dënim për atë që nuk i mban lidhjet farefisnore.

Ebu Hurejrah, radijallahu anhu, ka transmetuar se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Allahu i ka krijuar të gjitha krijesat dhe kur ai ka mbaruar krijimin e tij, Er-Rahim (mitra) ka thënë: “(O Allah) në këtë vend unë kërkoj mbrojtje me Ty nga të gjithë ata të cilët më veçojnë mua (i shkëpusin lidhjet). Allahu ka thënë: “Po. A je e kënaqur që unë do të dënoj atë që i shkëput lidhjet me ty. Ajo ka thënë: “Unë jam e kënaqur”. Allahu ka thënë: “Kjo të është garantuar ty”. Pastaj i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Recito versin nëse ju dëshironi: “E ju pastaj nëse ju jepet autoritet do bëni ç’rregullim në tokë dhe t’i shkëputni lidhjet farëfisnore? Të tillët janë ata që Allahu i ka mallkuar…… “. [Sahih el-Buhari dhe Sahih Muslim].

Pra, është kaq e rëndësishme lidhja farefisnore saqë Allahu i mallkon ata që tregohen neglizhent në këtë çështje. Gjithashtu, Allahu na tërheq vërejtjen edhe në Kur’an ku thotë: “… keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju…. “. [en-Nisa: 4: 1].

DEGËT E LIDHJES FAREFISNORE

Lidhja farefisnore ka dy degë:

1. E përgjithshme-këtu hyn vizitat që bëjnë për shkak të lidhjes nga ana e fesë. E kemi për obligim t’i mbajmë lidhjet, t’i duam ata, t’i ndihmojme, t’i këshillojmë, të mos i bëjmë keq, të jemi të drejtë me ata, të çojmë në vend të drejtat e tyre, si: vizitë kur sëmuren, po ashtu të drejtat e të vdekurve: t’i pastrojmë kufomat e tyre, t’i qefinosim, t’ua falim namazin e xhenazes dhe t’i varrosim.

2. E veçantë-këtu hyn vizita e të afërmëve , qofshin nga ana e babait apo e nënës. Ata kanë të drejta të veçanta, si: shpenzimi i pasurisë për nevojat e tyre, vëzhgimi i gjendjes së tyre, vizitat në kohët e duhura dhe të nevojshme.

SI MBAHEN LIDHJET FAREFISNORE?

Ibën ebu Hamza thotë që lidhjet farefisnore mbahen me pasuri, duka ua larguar të keqen, duke bërë dua, duke i sjellë të mira dhe duke i takuar ata me fytyrë të qeshur. Ky rregull vlenë për të afërmit e udhëzuar apo që largohen nga mëkatet e mëdha.

CILAT JANË DOBITË E VIZITAVE?

1. Vizitat janë shkak që Allahu të mbajë lidhje me ne.

Ebu Hurejrah, radijallahu anhu, ka transmetuar se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Allahu i ka krijuar të gjitha krijesat dhe kur ai ka mbaruar krijimin e tij, Er-Rahim (mitra) ka thënë: “(O Allah) në këtë vend unë kërkoj mbrojtje me Ty nga të gjithë ata të cilët më veçojnë mua (i shkëpusin lidhjet). Allahu ka thënë: “Po. A je e kënaqur që unë do të dënoj atë që i shkëput lidhjet me ty. Ajo ka thënë: “Unë jam e kënaqur”. Allahu ka thënë: “Kjo të është garantuar ty”. Pastaj i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Recito versin nëse ju dëshironi: “E ju pastaj nëse ju jepet autoritet do bëni ç’rregullim në tokë dhe t’i shkëputni lidhjet farëfisnore? Të tillët janë ata që Allahu i ka mallkuar…… “. [Sahih el-Buhari dhe Sahih Muslim].

2. Shkak për t’u futë në Xhennet.

Tregon ebu Ejub Ensariu, Allahu qoftë i kënaqur me atë, se një njeri e ka pyetur të Dërguarin e Allahut për punën që e futë në Xhenet dhe e largon nga zjarri i Xhehnemit, I dërguari tha: ”Ta adhurosh vetëm Allahun dhe të mos i bësh shok Atij, të falësh namazin, të japësh zekatin dhe t’i mbash lidhjet farefisnore”. Buhariu dhe Muslimi.

3. Me kryerjen e tyre e ke dërguar në vend urdhërin e Allahut.
“Dhe ata që e mbajnë lidhjen për të cilën All-llahu ka urdhëruar të mbahet, që frikësohen nga Zoti i tyre dhe nga llogaria e rëndë e përgjegjësisë.” (Rrad: 21).

4. Janë tregues të imanit.

“Kush beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit le t’i mbajë lidhjet farefisnore”. Hadith. Buhariu

5. Janë prej punëve më të dashura tek Allahu.

Një burrë nga fisi Hatham e ka pyetur Muhamedin alejhi selam , cilat janë punët më të dashura tek Allahu? Ai tha: “Besimi në Allahun, pastaj lidhjet farefisnore dhe urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja”.

6. Zbatim i porosisë së Pejgamberit alejhi selam.

Ebu Dheri, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë më ka këshilluar i dashuri im me mbajtjen e lidhjeve farefisnore“ . Hadith.

7. Herakliu, sundimtari romak në një bisedë me ebu Sufjanin e pyet: “për çfarë ju urdhëron i Dërguari I Allahut?” Ebu Sufjani i përgjigjet: “ Na urdhëron me namaz, me zekat, me sinqeritet , me ruajtje të nderit dhe mbajtje të lidhjeve farefisnore”. Buhariu dhe Muslimi.

8. Farefisi dëshmon për atë që ka mbajtuar lidhjet.

“Çdo farefis do të dëshmojë në Ditën e Gjykimit për atë që ka mbajtuar lidhjet”. Transmeton Buhariu në Edebul-Mufred, Hakimi në Mustedrek.

9. Shkak për shtimin e jetës dhe rrizkut.

Dijetarët kanë përmendur dy kuptime.
a) Shtimi i jetës dhe rrizkut nënkupton se Allahu ia mundëson të bëjë punë më shumë se sa ndonjë moshatar i tij, i jep bereqet në punët e tij.
b) Njëmend të ketë jetë më të gjatë dhe rrizk më të gjerë.

10. E shpejton shpërblimin dhe këputja e shpejton dënimin.

Muhamedi alejhi selam ka thënë: “ Nuk ka ndonjë punë të mirë që e shpejton shpërblimi tek Allahu, sikurse mbajtja e lidhjeve farefisnore, e as ndonje gjynah që e shpejton ndëshkimin tek Allahu, sikurse ndërprerja e lidhjeve farefisnore”. Tirmidhiu .

11. Të distancojnë nga vdekja e keqe.

Muhamedi alejhi selam ka thënë: ”Kë e gëzon t’i largohet vdekja e keqe, le t’i frikësohet Allahut dhe le të mbajë lidhjet farefisnore”. Abdullah b Ahmed, hadithin e ka bërë të saktë shejh Ahmed Shakir.

12. Mbajtja e lidhjeve farefisnore është prej moraleve më të mira të banorëve të dynjasë dhe ahiretit. Thotë Ukbe b Amir, Allahu qoftë i kënaqur me të, e takova të Dërguarin e Allahut dhe nxitova t’ia kapi doren, por ai nxitoi dhe ma kapi dorën i pari dhe tha: O Ukbe, a do të tregoj për moralin më të mire të banoreve të dynjasë dhe ahiretit: “mbaj lidhjet farefisnore…”. Hakim.

Për shkëputësin e lidhjeve kanë ardhur këto hadithe.

Xhubejr B Mutim thote se Muhamedi alejhi selam ka thene “Ai që i shkëputë lidhjet nuk hyn në Xhenet”.
Ebu Hurejre transmeton se Muhamedi alejhi selam ka thene:: “Shkëputësit nuk i pranohen punët e tij”.
“Mëshira nuk zbret mbi atë që ka ndërprerë lidhjet”, Buhariu ne Edebul Mufred.

SHKAQET E MOSMBAJTJES SË LIDHJEVE

1. Injoranca dhe mosdija e rëndësisë.
2. Dini dhe feja e dobët.
3. Mendjemadhësia. Nëse është i pasur, me post të lartë ose me famë të gjerë e ndjenë si nënçmim të marrë iniciativën për mabjtjen e lidhjeve farefisnore.
4. Pasimi qorrazi i prindërve (mundet që prindërit t’i kenë ndërperë lidhjet me ndonjë të afërm e edhe fëmijët të rrijnë të distancuar).
5. Ndërprerja e gjatë e lidhjeve farefisnore, kjo duke thënë do t’i vizitoj sot, do t’i vizitoj nesër, derisa kjo gjendje pastaj bëhet natyshmëri dhe e zakontë.
6. Qortimi i ashpër (kur i viziton pas një kohe të gjatë fillojnë e thojnë ku ke qenë deri tash, etj.).
7. Koprracia (ai që ka pasuria ka frikë se nëse i viziton do t’i kërkojnë diç nga pasuria e tij).
8. Mosrespektimi i mysafirëve.
9. Mosnjohja e gjendjes tonë nga farefisi.

10. Dhënia pas dynjasë.
11. Turpi i tepruar.
12. Sjelljet jo të mira.
13. Mosthirrja në raste gëzimi e familjarëve mes vete, bënë që i mosthirruri të mendojë se e ke braktisur ose e nënçmon personalitetin e tij dhe kjo bënë që ai të largohet dhe të ndërpres lidhjet.
14. Dëshira e tij që të afërmit të mos e dinë gjendjen e tij. P.sh nxjerr zekatin, por ua shpërndanë të huajve, jo farefisit, ashtu që mos të dinë se sa ka pasuri.
15. Habia dhe çudia që gjenë vizituesi tek të vizitarit, ku në çdo moment presin shkakun e vizitës së tij apo thotë: ”çka e gjetë këtë që e erdh në këtë kohë, nuk ka ardhë bash pa ndonjë qëllim që e fshehë pas vete”, etj.

16. Distanca e largët mes farefisit bënë që të lind përtacia për vizita.

ÇFARË NA NDIHMON NË MBAJTJEN E LIDHJEVE?

1. Njohja e shpërblimit për vizitën dhe njohja e ndëshkimit për mosvizitën.
2. Të keqen ta pasojmë me të mirë.
3. Pranimi i kërkimfaljes nga familjaret nëse kanë rënë në gabim dhe kërkojnë falje.
4. Moskushtimi vëmendje gabimeve të tyre, dhe mos kapja pas çdo lëshimi eventual, por të kemi mendim të mirë.
5. Të japim kontributin tonë në forma të ndryshme për mbajtjen e lidhjeve.
6. Të mos ua përmendim të mirat që ua kemi bërë.
7. Të kuptojmë ndjenjat e farefisit.
8. Mosteprimi në qortime.
9. Shoqërimi i fëmijëve tanë gjatë vizitave në mënyrë që edhe atyre t’ua bëjmë traditë mbajtjen e lidhjeve.

Përgatiti: Hoxhë Valdet Kamberi

Burimi: albislam.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here