Libia njeh Kosovën

0
266

                                                                                                               foto

Vlora Çitaku konfimroi edhe këtë lajm në rrjetin social Twitter. Kjo është njohja e dytë brenda ditës që iu dha kryeministrit Hashim Thaçi gjatë qëndrimit të tij në New York

Lajmi është konfirmuar para pak çastesh kur ka përfunduar takimi mes Kryeministrit Thaçi dhe homologut të tij nga Libia

Libia bëhet shteti i 103 që e njeh shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Lajmi është konfirmuar para pak çastesh kur ka përfunduar takimi mes Kryeministrit Thaçi dhe homologut të tij nga Libia, Ali Zeidan.

“Kemi pranuar edhe njohjen e dytë gjatë ditës se sotshme, ku pas njohjes së Kosovës nga shteti mik Grenada, Kosova tani u njoh edhe nga Libia”, ka thënë kryeministri i Thaçi.

Libia është shteti i 103-të që e ka njohur Kosovën. Kjo është njohja e dytë që ka marrë sot shteti ynë.

Dy kryeministrat u pajtuan që në një të ardhme të afërt, Kosova dhe Libia të themelojnë misionet diplomatike dhe të shkëmbejnë ambasadorët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here