“Bashkohu”: Na u imponua të bëhemi parti

0
187

logotikLëvizja Bashkohu shkruan letër të hapur duke iu drejtuar elektoratit.

Kjo lëvizje para pesë ditësh kishte pranuar se po shndërrohet në parti politike, tash ka shkruar edhe letrën e parë të hapur duke i komentuar shkaqet dhe arsyetimin që ata kanë për t’u garuar në proces zgjedhor.

Në vazhdim letra e plotë e kësaj lëvizjeje:

Duke e parë kërkesën e madhe për të pasur një shoqëri e cila mbron të drejtat themelore njerëzore, ku në një shtet siç është Kosova duhet të respektohen këto të drejta civile, ne bëmë përpjekje të shumta me të gjitha mënyrat, me protesta apo rrugë të tjera, mirëpo në asnjë rrethanë nuk u respektuan kërkesat tona dhe përkrahësit na sugjeruan që të transformohemi në subjekt politik duke menduar se në këtë shtet ka mungesë të madhe të drejtësisë.
Dhe kështu na u imponua të kthehemi në subjekt politik,shpresojmë t’i realizojmë të drejtat tona, të bëhemi çelës i së mirës dhe dry i të këqijave në të mirë të shtetit tonë.
Ne emëruam lëvizjen tonë islame me gjasë dhe me shpresë që t’i mbrojmë parimet e drejta islame, gjë që është i vetmi ilaç dhe shansi i fundit për shpëtimin e shtetit tonë që është në fund të një katastrofe apo tmerri,ku shteti ndodhet në një humnerë të madhe në aspektin ekonomik ku qytetarit të Kosovës po i përdhoset vlera e dinjiteti njerëzor qe duhet të gëzojë.
Duke i pasur parasysh parimet që islami na mëson neve, kemi hyrë në këtë mejdan politik duke shpresuar të ndalojmë krimet, shantazhet politike dhe korrupsionin që e ka kapluar vendin tonë dhe premtimet e rrejshme të dhëna nga subjekte politike.
Duke marrë mësime dhe nga ekonomia islame e cila është dhe më e qëndrueshmja në botë,duke shpresuar që të rregullohet edhe dinjiteti i familjes duke ia kthyer nderin dhe krenarinë që kishte dikur në rajon e botë .
Qytetar të Kosovës,
sa i përket shtetit tonë islami na mëson ta ngrisim e të jemi xheloz për të,dhe jo nëpërmjet shtetit të ngrihemi ne e shtetin ta rrënojmë. Kjo është parulla që na mëson islami e ne si ”Lëvizje Islame Bashkohu” nuk guxojmë t’i shtrembërojmë këto parime me asnjë çmim të kësaj bote e pa marrë parasysh se në të ardhmen tonë ne do të mundohemi të jemi shembull tek i vogli dhe tek i madhi tek i varfëri dhe tek i pasuri, ku nga parimet kryesore që na mëson Islami është të udhëheqim me drejtësi ku obligohemi të jemi të drejtë e të barabartë me të gjitha kategoritë njerëzore.
Ne assesi nuk do të lejojmë që  ”Lëvizje Islame Bashkohu” të shtrembërohet apo të dalë nga burimet paqësore. Ne si kryesi e ”Lëvizjes Islame Bashkohu” jemi pajtuar që në qoftë se kjo rrugë që kemi marrë devijon nga parimet tona,atëherë automatikisht kjo lëvizje do të shuhet sepse parimi ynë që ka bazën në islam nuk guxon të njolloset madje as të shfrytëzohet për interesa individuale.
Ky Islam është i pastër dhe i tillë do të mbetet .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here