A lejohet therja e kafshës në themel të shtëpisë?

0
217

Pyetje: Dua të ndërtoj një shtëpi, çka duhet të bëj në themelet e shtëpisë, të ther diçka apo çfarë duhet të bëj?
Përgjigje: Lavd-falënderimi i takon vetëm Allahut…
Puna e parë që duhet ta bësh dhe pandërprerë është shprehja e mirënjohjes ndaj Allahut, i cili ta ka mundësuar të fillosh ndërtimin e një shtëpie, gjë e cila është domosdoshmëri për njerëzit, mirëpo shumë njerëz nuk kanë mundësi ta shijojnë një gjë të atillë as me qira. Prandaj, ji mirënjohës ndaj Krijuesit tënd, i cili të dha fuqi dhe pasuri të ndërtosh një shtëpi, shprehe mirënjohjen ndaj Tij duke respektuar urdhrat e Tij dhe duke u larguar nga ndalesat e Tij.
Ndërsa, therja e ndonjë kafshe si kurban për shtëpinë është një nga gabimet e mëdha që bëhet nga disa njerëz injorantë. Ky gabim mund të jetë:
– haram i madh (shirk i vogël): nëse beson se për shkak atij gjaku Allahu do t’ia ruajë shtëpinë nga fatkeqësitë;
– bidat (haram): nëse beson se kështu fiton sevape tek Allahu, sepse këtë veprim Allahu nuk e ligjësoi në Kuran e as Pejgamberi nuk e bëri gjatë jetës së tij. Kjo vepër është e refuzuar dhe e papranuar, sepse Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Kush e punon një vepër që nuk është e Fesë, ajo është e refuzuar”;
– shirk i madh d.m.th. dalje nga Islami: nëse beson se gjaku i derdhur në themel të shtëpisë do ta mbrojë nga të këqijat ose do t’i sjellë fat.
Pra, në asnjë mënyrë nuk lejohet therja për kësi rasti, dhe nëse dikush therë nuk lejohet të hahet nga ai mish, sepse nuk është therur për hir të Allahut, edhe nëse gjatë therjes ka thënë ‘Bismilah’.
Mirëpo, nëse njeriu dëshiron të qarosë miqtë, dashamirët dhe punëtorët me një gosti ku do të therë një kafshë, qoftë të madhe apo të vogël, mirëpo jo për ta derdhur gjakun e kafshës në themel, e as me qëllim se therja e kësaj kafshe do t’i sjellë ndonjë mirësi shtëpisë, atëherë lejohet dhe nuk prishë gjë.
Allahu të ndihmoftë në ndërtimin e shtëpisë dhe të ruajttë nga çdo e keqe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here