A lejohet mbajtja e zinxhirëve dhe unazës së arit ?

0
217

Pyetja:
Dihet që mbajtja e zinxhirëve të arit rreth qafës është e ndaluar, mirëpo a lejohet të mbahen nëse nuk janë te arit? Gjithashtu edhe unaza, sa lejohet të mbahet jo e arit para martesës? Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Pyetja juaj nuk është e specifikuar, por mendojmë se ju bëni pyetje për djemtë. Mbajtja e zinxhirëve rreth qafës për djemtë nga ari nuk lejohet dhe për këtë kemi disa hadithe që e ndalojnë.

Kurse sa i përket qaforeve dhe zinxhirëve që nuk janë nga ari, por nga ndonjë material tjetër (argjendi ose bakri etj.) se a lejohet të mbahen nga meshkujt themi se edhe kjo është e ndaluar dhe meshkujt duhet t’[u largohen atyre, pasi që stolitë dhe zbukurimet e tilla janë nga natyra e femrave dhe mashkulli në këtë dallon nga femrat. Përveç mbajtjes së unazaës së argjentit, pasi që këtë e ka mbajtur Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) dhe ajo është e lejuar.

Në librin “Fet`hu Kadir” i cili llogaritet një nga librat më autoritativ të fikhut hanefi thuhet: “Nuk i lejohet mashkullit të stoliset me ar… Gjithashtu nuk i lejohet të stoliset edhe me stoli të argjendit, pasi edhe kjo hyn në kuptim të arit (pra zbukurimit për mashkullin), përveç unazës, rripit dhe zbukurimit të shpatës (armës)”.

Kurse Neveviu thotë: “Lejohet për burrin unaza e argjendit me unanimitet (ixhma). Kurse jashtë kësaj zbukurimet nga argjendi si kyç dore (byzylykut), qafore dhe të ngjashme me këto, shumica e dijetarëve kanë definuar se janë të ndaluara”. Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi

18.03.2007

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here