Largimi nga gjynahet dhe veprat e keqia

0
353

Largimi nga gjynahet dhe veprat e keqia.

Demi i te cilave per zemren (shpirtin) eshte njesoj si helmi per trupin. A ka ne bote te keqe dhe semundje shkaku i te ciles te mos jene gjynahet dhe veprat e keqia?! Çfare i nxori dy prinderit e njerezimit nga xheneti, banesa e lumturise dhe kenaqesise, ne banesen e dhimbjeve, vuajtjeve e merzitjeve? Çfare e nxori Iblisin nga lartesite e qijve dhe beri qe ai te mallkohej e te dilte nga meshira e Allahut? Çfare beri qe te mbyteshin te gjithe njerezit ne kohen e Nuhut (alejhi selam)? Çfare beri qe mbi popullion e Adit te leshohej ere e forte e cila i shtriu te gjithe ata per toke si te ishin trungje palmash te kalbura? Çfare beri qe te denosheshin popujt e meparshem, historite e te cileve jane permendur ne Kuran? A nuk kane qene gjynahet dhe mosbesimi shkak per kete? Gjynahet kane shume pasoja te keqija dhe te demshme per zemren dhe trupin, ne dynja dhe ne ahiret. Prej ketyre pasojave permendim: Humbja e dijes, sepse dija eshte drite te cilen Allahu e fut ne zemer, ndersa gjynahu e fik ate drike. Humbja e rrizkut, trishtimi qe ndien mekatari ne zemren e tij, trishtimi ne sjelljen me njerezit sidomos me ata qe njihen per devotshmeri, veshtiresimi i çeshtjeve sa qe i gjen rruget te mbyllura para fytyres apo shume te veshtira, erresira qe ndien mekatari ne zemren e tij, nje erresire e vertete te cilen ai e ndien ashtu si ndien erresiren e nates se erret.
Gjynahet e dobesojne zemren dhe trupin, sepse fuqia e besimtarit qendron ne fuqine e zemres se tij, dhe sa me shume te forcohet zemra, aq me shume forcohet trupi i tij. Ndersa mekatari, sado te forte ta kete trupin, por ai eshte me i dobet se çdo gje ne rast nevoje, sepse ate e tradhetojne fuqite e tij pikerisht atehere kur ka me shume nevoje per to.
Gjynahet pengojne kryerjen e bindjeve ndaj Allahut dhe te veprave te mira, sepse ndeshkimi per berjen e nje gjynahu eshte pengimi nga kryerja e nje te mire ne vend te tij, gje e cila i pret rrugen edhe nje te mire tjeter, edhe nje te trete, e keshtu, nga nje gjynah pengohen shume vepra te mira ne llogari te mekatarit, ku secila e mire me vete eshte me e vlefshme se dynjaja dhe ç’ka ne te.
Nese njeriu largohet nga Allahu dhe preokupohet me gjynahe, ai humb ditet e jetes se vet te vertete, pasojat e te cilave ai do t’i gjeje ate dite kur do te thote: “Ah, sikur te kisha pergatitur diçka te mire per jeten time.” [El Fexhr, 24]. Gjynahet dobesojne vullnetin e zemres dhe forcojne deshiren per gjynahe. Ato dobesojne vullnetin per pendim pak nga pak, deri sa ta nxjerrin nga zemra plotesisht ate. Gjynahet e nxjerrin nga zemra driten e shikimit te realitetit, duke e pare te shemtuaren si te bukur dhe duke u mesuar me te shemtuaren.
Gjynahet jane shkak per perçmimin e robit tek Zoti i tij dhe per poshterimin e tij. Nese njeriu vazhdon ne gjynahe, ato i duken te vogla dhe i behen te zakonshme, gje e cila tregon per humbjen e tij, sepse sa me i vogel te duket gjynahu ne syrin e njeriut, aq me i madh behet ai tek Allahu.
Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Besimtari i sheh gjynahet e tij sikur te ishte ne rrezen e nje mali dhe ka frike se i bie mbi krye, ndersa i prishuri i sheh gjynahet e tij si te ishin nje mize qe i qendron mbi hunde, ndersa ai i ben me dore dhe ajo fluturon.” [Buhariu, 5833].
Gjynahet mbjellin perçmim dhe poshterim, dhe prishin logjiken dhe arsyen. Gjynahet largojne te mirat qe te ka dhene Allahu dhe te sjellin te keqia. Gjynahet shkaktojne frike dhe tmerr ne zemren e mekatarit, ndersa bindjet ndaj Allahut jane mburoja me madheshtore, dhe ai qe futet ne te eshte i siguaruar nga ndeshkimi i kesaj bote dhe i botes tjeter, ndersa kushdo qe del prej saj, rrethohet nga frika e stresi nga çdo ane. Ai qe i bindet Allahut, frika e tij kthehet ne siguri, dhe ai qe e kundershton Allahu, siguria e tij i kthehet ne frike. Gjynahet jane semundjet e zemres dhe te shpirtit, dhe nuk ka ilaç per to, veçse me lenien e tyre dhe pendimin prej tyre.
Demet e gjynaheve jane te medha dhe te panumerta, prandaj largoju atyre dhe kthehu tek Allahu me pendim per gjynahet e tua te vogla e te medha, sepse keshtu ti perfshihesh ne lutjen e engjejve per ty: “Ata (engjëj), që e mbajnë Fronin dhe ata që janë rreth tij, e madhërojnë Zotin e tyre me falënderim dhe i besojnë Atij. Ata lypin falje për besimtarët, duke thënë: “O Zoti ynë, Ti përfshin çdo gjë me mëshirën dhe dijeninë Tënde, prandaj fali ata që janë penduar e që ndjekin rrugën Tënde dhe ruaji ata prej dënimit të Zjarrit flakërues! O Zoti ynë, shpjeri ata në kopshtet e Adnit, të cilat ua ke premtuar, së bashku me të devotshmit prej prindërve të tyre, bashkëshorteve të tyre dhe pasardhësve të tyre! Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti. Dhe shpëtoji ata nga e keqja! Atë që Ti e shpëton nga e keqja atë Ditë, Ti e ke mëshiruar; e ky, me të vërtetë, është shpëtimi i madh!” [Gafir, 7-9].

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here