KUSH NDERON FEMRËN MË SHUMË SE FEJA ISLAME?

0
262

Të hidhëruar dhe të prekur nga tendencat negative që po i shfaqin mediat nga vendi e bota për njollosjen e femrës muslimane dhe mbulesës Islame janë bërë tepër të padurueshme. Mirëpo sikur t’i kthehen vetës së tyre në vështrim dhe pastaj vlerave tona të larta morale dhe fetare, nuk do të lejonin që me këto dukuri të shëmtuara të trokasin edhe në portën tonë, dukuri të cilat bartin në vete vetëm injorancë dhe shpifje.

është bërë e patjetërsueshme nevoja që t’i hapim sytë mirë dhe t’i kundërshtojmë për gjërat që po hudhin mbi ne. Flitja e stërflitja që po bëhët për Islamin si fe në përgjithësi dhe femrën muslimane dhe mbulesën e saj në veçanti, thuajse në mënyrë kronologjike për këto ngjarje të përgatitura nga “specalistë” të laboratoreve të huaj me qëllim të vetëm-(shkatrrim të moralit dhe të identitetit) tempoja e të cilëve determinohet nga dashakeqët e islamit po rritet çdo ditë e më shumë.

اndokush që së paku ka njohuri për historinë botërore në përgjithësi po edhe për ato religjiozet dhe që është i vetëdijshëm, nuk mundet që mos të pyes, sesi ka mundësi që Islami të nënçmoi femrën në ditët e sotme, kurse historia tregon qartë se Islami si Fe e nderoi atë me një nder dhe pozitë që s’ia ofroi askush asnjëherë?!

është e vërtetë se diskriminimi i gruas ka ekzistuar dhe ekziston ende edhe sot, por jo tek muslimanët dhe besimi i mirëfilltë Islam. Ekziston tek praktika dekadente e disa muslimanëve.

Askush nuk e mohon atë se gruaja muslimane në një periudhë mjaftë të gjërë të dekadencës ka qenë pa të drejta dhe e lënë në një pozitë jo të përshtatëshme. Mirëpo fakti i pamohueshëm është që normat e Sheriatit Islam që kanë të bëjnë me gruan, në atë rast plotësisht janë keqpërdorur dhe në shfrytëzimin praktik plotësisht janë shtrembëruar. Sa që rregullat e mbulimit të gruas, egoizmi dhe vetvullneti mashkullor ashtu i ka shtrembëruar gjë që ky praktikim i gabueshëm i tyre ka sjellur një izolim të plotë të gruas dhe pasivizim në jetën publike.

Aktualitetet e përditëshme publike në media dhe shtyp për çështjen e emancipimit të gruas muslimane po përdëftohen me “fakte” se gruaja akoma në disa mjedise muslimane, është në një pozitë jo të barabartë, si dhe për të drejtat e saj duhet të luftoj.

Ska dyshim se femra muslimane në ditët e sotme gjithnjë bënë luftë me vetën e saj sesi ta largojë nga mendja dhe dëshira vetinë e kultivuar që nga koha e komunizmit tek ne, e që mjerisht ende po kultivohet për të pretenduar sesi të bëhet një femër perëndimore. Mirëpo, para se të flasim për të sotmën, t’i hedhim një vështrim të kaluarës për pozitën që i dha feja Islame e mirëfilltë dhe e denjë gruas,është fakt se e kaluara është mësim për të tashmën dhe synim për të ardhmën.

Për dallim nga gratë tjera në të gjithë popujt dhe te të gjitha besimet e tyre, gruaja muslimane gëzoj një status të lartë dhe pozitë të madhe që i ofroi besimi Islam.

Në Fenë Islame përvec tjerash gruaja kishte të siguruara të gjitha nevojat e jetës së sajë. Ishte plotësishtë e liruar nga shpenzimet, sepse për të kujdesej burri i sajë dhe ajo gjithmonë gëzonte mbikëqyrjen e tij. Gjatë kohës sa ishte vajzë, kujdeseshin prindërit dhe ishte e sigurtë nga të gjitha anët, si motër kujdesej vëllau, ndërsa si nënë kujdesej i biri, kështu që s’kishte nevojë që për të të kujdesej ndonjë institucion, organizatë apo shoqatë që t’ia siguroi të drejtat e sajë, sepse të drejtat ia dha dhuratë Zoti i Lartësuar duke ia sqaruar në Kur’anin fisnik.

Gruaja muslimane në të kaluarën kishte një jetë të frytshme brenda kornizave të Islamit, ajo çdo hap që e bënte ishte e vetëdijshme, zhvillonte dhe jetonte një jetë të lumtur e komfore, barte një veshje me një elegancë të rrallë islame, posedonte dukshëm edukatën e të shprehurit, gëzonte respektin kulminant të ndërsjellë ndaj burrit dhe anasjelltas, kishte të drejtën e saj në çdo lëmi, madje edhe në çështje të trashëgimisë, konsultohej me burrin për gjëra të ndryshme, në mes burit dhe gruas nuk ekzistonte ndonjë fanatizëm por për çdo gjë vendosnin bashkë.

Pra, nga kjo që e thamë, shihet se gruaja muslimane ka civilizimin e saj, ka traditën e saj, Andaj nuk është e nevojshme ta imitoj atë grua të Përëndimit, sepse në të kundërtën në radhë të parë do të shkatërroi vetë, familjën dhe do ta humbë vlerën e moralit në jetën e saj.Ndërsa nëse i hedhim një vështrim së tashmës së saj dhe asaj çfar i ofrojnë mediat dhe shtypi cdo ditë, shohim një rrugë e cila do ta shkatrroi atë në aspektin psikik po edhe fizik.

është bërë rutinë kërkimi i të drejtave të saj në çdo institucion. Parulla e tyre është civilizimi i saj, barazia gjinore dhe njëjtësimi me gratë perëndimore.

Gruaja e sotme para vetës ka të hapura shumë rrugë dhe shumë planifikime, madje planifikon edhe planifikim familjar!

Ajo e bënë normale evitimin e shtatzënisë së “padëshiruar” e cila buron nga e ashtuquajtura bashkjetesë, pra shumë të thjeshtë dhe të pakonsideruar e bën vrasjën e fëmijëve në mitra, kurse ne si popull kurrë më shumë s’kemi patur nevojë për natalitet. Synon të bëhët një politikane dhe eprore në ushtri, gjëra të cilat kurrë njëher s’ka mundësi t’i realizojë ashtu siç kërkon detyra, përshkak gjendjeve të cilat ia sjellin ndryshimet fiziologjike në periudhën e ciklit menstrual, shtatzënisë dhe lehonisë, andaj si mundet t’i besohen detyra kaq të vështira ?!

Edhe pse i cekëm vetëm disa synime të gruas së sotme tek ne, e që sipas tyre nëse realizohen këto nene, kjo grua mund të quhet grua e civilizuar me një civilizim perëndimor. Ndërsa në perëndim deri më tani nuk ka dalë diçka që jep të dhëna kritereve që duhet t’i plotësojë femra e civilizuar. Prandaj këto janë disa përceptime të gabuara të cilat i shprehin tek ne, qoftë përmes mediave, apo shkrimeve të ndryshme apo edhe ndonjë organizatë e themeluar pas luftës për të drejta dhe barazi gjinore, me të cilat po shprehin një revoltë të paparashikuar kundër Islamit dhe femrave të mbuluara, kinse i janë thyer traditës dhe jetës konservatore të Lindjes.

Habia më e madhe na befason pikërishtë atëherë kur familje të mirëfillta muslimane shqiptare, shtresa të ngritura intelektualësh që shquhen si elitë e lapsit dhe studiues e analistë të etapave historike në lëmi të ndryshme, u kundërvihen me të madhe vajzave të mbuluara, që sipas tyre “burgosen” nën petkun islam. Ata e shohin mbulesën islame si një dhunim të imazhit femëror në shoqëri, madje edhe si një pikë të zezë në “faqe të bardhë” të civilizimit e qytetrimit evropian, e që disa prej tyre mundohen të identifikohen si të krishterë. Athua vallë ata që i thonë këto fjalë dhe që e kundërshtojnë mbulesën Islame, sa e njohin besimin biblik !?

Eshtë shumë e vërtetë se femra sipas mësimeve të Kur’anit dhe porosive Profetike, është e detyruar të mbulohet dhe të mos ekspozohet në vende publike. Mirëpo edhe Librat e Shenjët ,Dhjata e Vjetër, Dhjata e re zbulimin e femrës e quajn turp dhe urdhërojnë mbulimin e tyre në kaptinat e tyre: Zanafilla-24/ 64-65,(Dhjata e Vjetër), Isaja :-3/16-17,(Dhjata e Re).

Pra, përkundër gjithë asaj paditurisë së koncepteve të disave, se kinse gruaja është krijesë djallëzore vetëm për të këqija, gruaja muslimane zë vend të rëndësishëm dhe të veçantë në Islam. ثshtë e respektuar lartë në legjislacion hyjnor dhe në fjalët profetike.

Aqë shumë e lartëson Islami femrën, sa që e veçon ndër kaptinat më të gjata në Kur’an dhe e emron me emrin En-Nisaë (Kaptina për Gratë), ndërsa në kaptinat e mesme duke i përshkruar hollësisht të drejtat që i takojnë femrës e emron me emrin Et-Talak(Divorci). Jo vetëm kaq, por për t’u sqaruar edhe më tej pozita e saj e lartë, hasim edhe në thënjet (hadithet) e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ku bartin një fisnikri për femrën në Islam, saqë i Dërguari Muhammed, alejhisselam, edhe në momentin e fundit të jetës së tij porositi për faljen e namazit dhe sjelljen mirë me gratë” .

Tematika që ka të bëjë me nderin e gruas në Islam përmes Kur’anit dhe thënieve Profetike nga Muhammedi, alejhisselam, është shumë e gjerë dhe nuk përshkruhet me pakë fjalë e as me një shkrim. Kështu që për tu sqaruar do cekim një thënie: “Disa njerëz mendojnë se gruaja dhe burri janë krijuar si dy krijesa konkurrente midis tyre, dhe harrojnë se në fakt ato janë krijesa të cilat plotësojnë njëra tjetrën”.

Eshtë realitet që meshkujt për nga natyra janë më të fuqishëm sesa femrat, dhe kjo vlenë edhe për gjallesat tjera në kozmos, mirëpo është me rëndësi që ta kuptojmë realitetin se, mashkulli dhe femra janë dy krijesa të Zotit me gjini të kundërta, me ndryshime fiziologjike, por plotësisht të barabarta para detyrave dhe obligimeve të Zotit.

S’duhet haruar se Kur’ani ua zbardhi jetën dhe u ndriçoi rrugën duke ju ardhur në ndihmë të gjitha atyre grave të cilat vuanin nga padrejtësia gjinore, madje edhe për jetë. Ju erdhi të gjithave pa dallim race, ngjyre dhe feje dhe ua bëri të qartë të gjitha për barazi dhe drejtësi, dhe u tregoi që çdonjëri do të llogaritet për veprën që ka bërë, qoftë e madhe apo e vogël ajo vepër.

Ja vlenë të theksojmë se askund në literaturë Islame, duke filluar nga Kur’ani, hadithi i Muhammedit, alejhiselam, por edhe nëse hulumtojmë edhe nëpër të gjitha librat apo shkrimet e autorëve islam, nuk mund të gjejmë cenimin për të drejtën e edukimit dhe arsimimit për femrën muslimane.

Duke u mbështetur dhe bazuar në përputhshmërinë e veprimit profetik të Muhammedit, alejhisselam, të gjithë dijetarët musliman, pa dallim gjinije, si citat të parë vëjnë fjalën hyjnore “Lexo, mëso, studio” dhe pastaj radhisin “Penën”.

Për të qenë edhe më e qartë, të lexuarit, të mësuarit, të studiuarit është kërkesë Hyjnore pa dallim gjinie, dhe për këtë arsye i lutemi Zotit me vetë fjalën e Tij: “…Zoti im, ma shto diturinë”.(Taha:114).

Mandej ka thënë i Dërguari, alejhisselam: “Kërkimi i diturisë është obligim për cdo besimtar dhe besimtare”. (Ibën Maxhe).

Dihet qartë se i padituri dhe e paditura nuk mundet të arrijë shkallën e mirëfilltë të besimit ndaj Zotit dhe nuk mundet të jenë pedagog në brezat pas tyre pa dije, Andaj këto arrihen jo ndryshe përveç se me mësim dhe studim.

Kështu që të drejtën e shkollimit të femrës e kanë nëpërkëmbur njerëzit që kanë qenë injorantë ndaj Kur’anit dhe hadithit të Muhammedit (alejhisselam) duke i dhënë përparësi fanatizmit dhe traditës së rrethit apo vendit dhe këtë pastaj ia mveshën islamit dhe muslimanëve.

Besimi Islam i jep të drejtë femrës edhe për punë, nëse ajo don të jetoj nga puna dhe djerësa e saj, nuk ia ndalonte, mirëpo mësimet dhe këshillat islame vënë disa kushte që do t’i ndihmonin femrës të jetë e suksesshme në punën dhe jetën e sajë, në mënyrë që të ketë kohë të mjaftueshme për të qenë një bashkëshorte dhe nënë e suksesshme.

Andaj duke patur parasyshë që besimi islam e vë në pozitën bazë familjen duke e konsideruar si institucion të shenjtë, kurse shenjtërinë e saj ia jep nëna apo gruaja e denjë dhe e përkushtuar në kultivim të moralit në të, nga morali që posedon, në raste të tilla e lenë lirinë e saj që të dinë të zgjedhë.

Në shoqërinë Islame nuk ekziston asnjë pengesë që gruaja të studion e më pastaj të ushtrojë profesione si meshkujt, me kusht që ai profesion të mos jetë në kundërshtim me natyrën e saj.

Femra muslimane gëzon të drejtën absolute që të zgjedhë fatin e jetës së saj. Martesa e detyruar siç është praktikuar në të kaluarën dhe ndoshta praktikohet ende me ndonjë shoqëri e cila ende vuan nga petku i mbulimit të injorancës, është një shkelje e rëndë dhe flagrante e së drejtës së femrës për zgjidhje të burrit të saj të jetës, dhe një veprim i tillë është në kundërshtim me besimin Islam. Mund të cekim se Islami si Fe, të rinjëve të cilët duan të lidhin kurorë, ua tregon rrugën e cila është zyrtare dhe

legjitime për një martesë të shëndoshë dhe të pastërt.
Besimi Islam jo vetëm me këto dhunti e nderon gruan, nder i bënë edhe me mbulimin e trupit të saj. Të shumta janë ajetet (versetet) Kur’anore të cilat urdhërojnë barazinë, drejtësinë dhe mbrojtjen ligjore të femrës.

Modestia në veshje dhe sjellje është rregull islam, të cilit duhet t’i përmbahën dy gjinitë. Në këtë sferë urdhërimi për mbulimin e femrës përbënë një nga mënyrat e ruajtjes dhe mbrojtjës së nderit dhe pozitës së saj.

Mbulimi i trupit është njëri prej faktorëve që eleminon dukuritë negative nga vetja e saj, pra mbulesa nuk është kufizim i të drejtave të femrës, por mbrojtje nga poshtrimi dhe nënçmimi që mund t’i bëhet. Andaj mbulesa është mënyra më e sigurtë për ndërprerjen e të gjitha formave të lakuriqësisë.

është e pa kapshme në mëndje që femra të mbuloj kokën kurse t’I lëjë të zbuluara këmbët, duart, barkun e që zbulimi i tyre nxitë në amoralitet me përplotë pasoja të tjera që i vijnë pas. Pra, mbulesa e kokës si nismë e mbulimit të pjesëve tjera të trupit është mbrojtje e femrës në këtë botën mashtruese e lajkatare, njëherit është mbrojtje edhe e vetë mashkullit për të mos rënë pre në gjërat e ndaluara.

Libri ynë i shenjtë Kur’ani na e sqaron këtë çështje më së miri nga cfardo sqarim tjetër për vlerën e mbulesës, dhe këtë e gjejmë në kaptinën Nur, ajetet: 30,31.

Për t’a përmbyllur këtë shkrim edhe pse ka shumë prej atyre, sikur thamë më lartë, që nuk e kuptojnë rëndësinë e mbulimit të femrës, dhe se argumenti ynë se mbulesa është mbrojtje dhe nderë për femrën për ta është pa bazë, sepse sipas tyre mjafton emancipimi për t’i evituar të ligat që mund ta godasin femrën, mirëpo në këtë rastë kisha dashtë që t’i krahasojmë dhe sqarojmë disa gjëra për ta qartësuar të vërtetën.

Ata thonë se edukimi civilizimi dhe vetëpërmbajtja apo vetëkontrolli, të gjitha përmbledhën në fjalën emancipim si dhe janë mbrojtja më e mirë. Kurse ne ju themi atyre se, këto fjalë janë të ëmbëla dhe tingullojnë shumë bukura por janë të pamjaftueshme! Nëse civilizimi qenka i mjaftueshëm si mbrojtje, atëherë pse femrat nuk guxojnë të lëvizin natën vetëm nëpër rrugë? Nëse edukimi që ata e mendojnë zgjidhje, pse atëherë në shumë vende të botës ekzistojnë kolegje për gjini të ndara? Nëse vetëkontrolli apo vetëpërmbajtja qenka zgjidhje, atëherë përveç vendeve të ndryshme nëpër botë, edhe këtu tek ne nëpër vende të ndryshme të punës ka imoralitet e dhunime? Pse pra ky i ashtuquajturi emancipim nuk po arrinë t’i emancipoi të degjeneruarit, të cilët i cenojnë të drejtën për të qenë të lira gratë dhe vajzat tona nëpër rrugë e vende të tjera?

Ndoshta do të na përgjigjet ndonjë duke na thënë se, ato janë vetë fajtore, sepse vetë po fillojnë të parat me lakuriqësinë e tyre.Si duket ky emancipim qenka plotësisht dështak në rastet e tilla. Pra, me fjalën emancipim kuptojmë ngritje kulturore, zhvillim të intelektit njerëzor, ngritje morale, edukative, por me këtë asesi nuk bën të kuptojmë degjenerimin, qoftë në dukje të parë, sjellje dhe në të folur nga cilado gjini. Një gjë duhet ta kemi shumë të qartë; nëse të rinjët vazhdojnë me këto trende “emancipuese”, atëherë femra do të jetë ajo që do ta paguaj çmimin më të shtrenjtë. Nuk do të jetë dorë që përkundë djepin e botës, por do të jetë bombë që sjellë shkatërrimin e botës.

Valbona Kelmendi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here