Kurani për pjesën mendore të trurit

0
166

Allahu i Madhëruar thotë në Kuran duke treguar për një njeri jobesimtar i cili e ka ndaluar Pejgamberin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të falet në Qabe

“Jo, Jo! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi ballë.  Floku rrenacak, mëkatar.” (Alak, 15-16)

Pse në Kuran është përshkruar pjesa e përparme e kokës si diçka që gënjen dhe bën mëkate?

Pse në Kuran është thënë se ai personi gënjen dhe bën mëkate? Ku qëndron lidhja e pjesës së përparme të kokës me gënjeshtrën dhe mëkatin.

Nëse e shikojmë kafkën nga pjesa e përparme e kokës do të shohim pjesën e përparme të trurit. Por, ç’na thotë fiziologjija për funksionin e kësaj pjese. Libri me titullin “Fillet e anatomisë dhe fiziologjisë për këtë pjesë të trurit thotë: “Motivimi si dhe parashikimi i lëvizjes zbatohet në pjesën e poshtme të kafkës të ashtuquajtur  truri i përparëm.  (shiko foton nr.1) Ky është regjioni i palcës membranore i cili kryen funksionin e asocimit.

Lidhur me lidhjen e trurit me motivacionin, kjo pjesë e përparme gjithashtu konsiderohet qëndër funksionale për agresion apo sulm.

Pra, kjo pjesë e trurit është përgjegjëse për planifikim, motivim dhe inicim për sjellje të mirë dhe të keqe dhe është pëgjegjëse për shprehjen e gënjeshtërt dhe të vërtetë. Duke marrë  parasysh këtë, është e arsyeshme ta përshkruajmë pjesën e përparme të kokës si dhe pjesën e cila bën mëkat në qoftëse gënjen, pra siç që është thënë në Kuran “…flokësh mbi ballin… ” Sipas profesorit Keith Mur, shkencëtarët deri te ky zbulim, për funksionin e pjesës së përparme të trurit, kanë ardhur në vitet e fundit te viteve 60-të.

Fjala arabe e cila është e përdorur në Kuran është “nasijeh” që do të thotë  pjesë e përparme e kokës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here