KUR DO TË VDESË ?

0
232

A thua, kur do të na vijë vdekja? …Në këtë mbrëmje, nesër, pas një jave, pas një muaji apo ndoshta pas disa muajsh apo vitesh!! Vdekjes vërtet nuk i dihet, mirëpo ajo është realitet, prej së cilit askush nuk mund të shpëtojë. “Çdo njeri do ta shijojë vdekjen!” [Kur’an: 21:35]

Por, a jam i gatshëm për jetën e amshueshme? Si i kam punët me fenë e Zotit, a e zbatoj atë si duhet? Çfarë më mungon? Çka kam lënë pa bërë e që është dashur ta bëja? Këtë e di vetëm Allahu… Të gjitha veprat e mia do t’i gjej në një libër që do të më jepet Ditën e Gjykimit…

Porse, unë nuk e di se a do të më jepet libri në dorën e djathtë apo në të majtën… në Ditën kur do të më thuhet: “Lexoje librin tënd! Ti mjafton sot si llogaritar kundër vetvetes!” [Kur’an: 17:14]

Ah, i mjeri unë po qe se do të më jepet libri në dorën e majtë! Si do të jetë gjendja ime atëherë kur të më vënë vargoj në qafë dhe të sillem me zinxhirë në ujë të valë e pastaj të digjem në zjarr, Allahu na ruajt prej tij!

Mirëpo, po qe se do të më jepet libri në dorën e djathtë, vendbanimi im do të jetë Xheneti dhe do ta takoj Allahun e Madhërishëm. Aty do të jem me pejgamberët, njerëzit e mirë dhe dëshmorët në prehje, dhunti dhe kënaqësi të pafundme.

Atëherë, përse të mos përgatitem për Ditën e Llogarisë, ku do ta kuptojmë se a jemi nga banorët e Xhenetit apo nga ata të zjarrit?!!!

A nuk jemi urdhëruar të përgatitemi e të pajisemi?! Po, gjithsesi. I Madhërishmi thotë: “Pajisuni me gjërat që ju nevojiten dhe dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria.” [Kur’an: 2:197]

S’ka dyshim që vdekja nuk do t’ia shtyjë afatin askujt dhe se do të vijë në çastin e caktuar, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Çdo popull ka afatin e vet. Kur t’i vijë koha e fundit, ata nuk mund ta shtyjnë, qoftë edhe për një çast dhe as nuk mund ta shpejtojnë.” [Kur’an: 7:34]

Po ashtu, thotë: “Ne e caktojmë vdekjen tuaj dhe askush nuk mund të na pengojë.” [Kur’an: 56:60]

Ah, i mjeri unë, po qe se do të më gjejë shkatërruesi i kënaqësive, prishësi i bashkësive, kur të më vijë, duke vazhduar në mëkate kundrejt Allahut dhe duke lënë anash detyrat që i kam ndaj Tij!

Shkëputur nga libri “Min’el-kabri ila el-xhenneti eu en-nar” – i autorit Abdullah El-Gamidi

Përktheu: Jusuf H. Kastrati

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here