Kur të thuash Bismilah, shejtani bëhet i vogël sa një mizë

0
181

Imam Ahmedi transmeton në Musnedin e tij se një njeri që kalëronte pas profetit ka thënë: “Kafsha e Profetit mori në thua dhe unë thashë “Shejtani i mallkuar”. Profeti tha: “Mos thuaj Shejtani i mallkuar, sepse nëse i thua këto fjalë, Shejtani bëhet arrogant dhe thotë “Me forcën time e bëra të rrëzohej’. Kur të thuash Bismilah, shejtani bëhet i vogël sa një mizë”.

En-Nesai transmeton në librin e tij El Jewm wel Lejleh, e po ashtu edhe Ibn Marduwxheh në Tefsirin e tij se Usman bin Umejri ka thënë: “Isha duke kalëruar pas Profetit…” dhe ai përmendi hadithin e mësipërm. Profeti në këtë transmetim tha: “Mos i thuaj këto fjalë, sepse shejtani pastaj rritet i madh sa një shtëpi. Më mirë thuaj Bismilah, sepse shejtani bëhet i vogël sa një mizë”

Ky është bekimi i leximit të Besmeles.
Bismilahi rekomandohet para kryerjes së çdo vepreTë thënët e Besmeles është e pëlqyeshme para fillimit te çdo vepre dhe pune. P. Sh. Besmelja është e pëlqyeshme para fillimit të hutbes (fjalimit). Besmelja rekomandohet para hyrjes në vendin të cilin njeriu dëshiron ta çlirojë nga armiku dhe për këtë praktikë ekziston një hadith. Besmelja rekomandohet para marrjesabdes dhe para pastrimit. Imam Ahmedi dhe shkruesit e Sunenit transmetojnë nga Ebu Hurejre, Said bin Zbejri dhe Ebu Seidi se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Nuk ka bereqet-begati të vlefshme për atë që nuk ka përmendur emrin e Allahut në të”. Ky hadith është hasen (i mire). Besmelja preferohet para ngrënies së ushqimit. Muslimi transmeton në Sahihun e tij se i Dërguari i Allahut i ka thënë Umer ibnu Ebi Selemes ndërsa ai ishte nën kujdesin e tij si fëmijë:

fëmijë:

“Thuaj Bismilah, ha me dorën tënde të djathte dhe ha nga ajo qe gjendet para teje (ha para vetes)”

Disa nga dijetaret thonë se të thënët e Besmeles para ngrënies se ushqimit është e detyrueshme. Besmelja pëlqehet te thuhet edhe para marrëdhënieve seksuale mes bashkëshortëve (burrë-grua). Në të dy Sahihet transmetohet nga Ibn Abasi se i Dërguari i

Allahut ka thënë: Nëse secili prej jush, para se të ketë marrëdhënie seksuale me gruan e tij, thotë: “Me emrin e Allahut, o Zot, na e largo djallin nga ne dhe nga ajo me çka do të na furnizosh (pasardhësit)”, nëse është e shkruar që ata të kenë fëmijë, Shejtani nuk do të jetë kurrë në gjendje ta lëndojë atë fëmijë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here