Kujdes! Ja çfarë e dëmton më së shumti mëlçinë!

0
686

Një nga shenjat e hershme të problemeve të mundshme me mëlçi përfshijnë ndryshimet e papritura në lëkurë.
Kjo mund të jetë humbja e ngjyrës në lëkurë dhe shfaqja e nuancës së verdhë. Edhe thonjtë dhe majat e gishtërinjve mund të zverdhen.
Arsyeja e këtyre ndryshimeve është që mëlçia nuk i largon toksinat siç do të duhej, prandaj bilirubina fillon të mblidhet nën lëkurë.
Ngërçet ose dhimbja në pjesën e poshtme të stomakut po ashtu mund të jenë shenjë që diçka nuk është në rregull me mëlçinë. Këtu kemi edhe shfaqjen e gazrave dhe presionin që e përcjellin, transmeton Koha.net. Me kohë nëse problemi përkeqësohet, mund të shfaqet edhe ascitesi. Ky është grumbullimi i lëngjeve brenda murit abdominal.
Edhe ndryshimet siç janë ndjenja ekstreme e dobësisë, lodhja ose lodhja kronike, po ashtu mund të jenë shenja të hershme të problemeve me mëlçinë.
Përdorimi i 20-40 gramëve alkool në ditë dëmton mëlçinë. – Mosha është një ndër faktorët kryesorë të dëmtimit të mëlçisë, pasi sa më e vogël që të jetë mosha e konsumatorëve të alkoolit aq më të rënda janë dëmtimet.
– Predispozicioni gjenetik është një ndër faktorët kryesorë të shfaqjes së sëmundjes. – Këshillohet konsumimi i produkteve të mishit. – Këshillohet përdorimi i rrepave të kuq, lakrës së kuqe dhe brokulës. – Këshillohet të mos pihen shumë kafe gjatë ditës, të mos konsumohet birra dhe lëngjet me gaz./albeu.com/
Nëse ndjeni ndonjë nga këto probleme është mirë të vizitoni mjekun!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here