Kufijtë nuk ekzistojnë

0
281

FINAL SYRIA MAP

Kufijtë kombëtarë që u ngritën me marëveshjen sekrete mes Sajks-Pikot në vitin 1916 ndërmjet Anglisë dhe Francës të cilët e ndanë Perandorinë Osmane pas humbjes së Osmanëve në Luftën e Parë Botërore, PO ZHDUKEN, shkruan John Batchelor, për Al-Xhezirën.

Ai thotë se Faluxha irakiane është nën kontrollin më të fortë se kurrë të “Al-Kaidës” që nga koha kur forcat amerikane patën “siguruar” krahinën Anbar në 2007-08. I njejti njeri që qeveriste ma atë qytet pas luftërave të para në 2004, Abdullah Xhanabi, është kthyer si emir (kryetar) i qytetit prej 300 000 banorëve, dhe mban ligjërata në xhami dhe ka vendosur këshillin për urdhërim në të mirë dhe ndalim nga e keqja.

Në ndërkohë, kryetari i regjimit shiit Nuri Maliki,  ka urdhëruar ushtrinë e tij irakiane të shpërndahet përeth Faluxhas, e cila gjindet 50km larg Bagdadit, por ka vendosur të heqë dorë nga ofensiva direkte (për shkak të humbjeve të mëdha). Në të njejtën kohë Maliki urdhëroi ushtrinë e vet irakiane të sulmon muxhahidët në qytetin Ramadi, qytetin kryesor të krahinës Anbar në rjedhën e sipërme të Faluxhas.

Më tej John Batchelor thekson se pa marë parasysh këto, për atë ngjarjet më shqetësuese, nuk janë as rënja e Faluxhas në duart e Muxhahidëve e as beteja për Ramadin, por ngjarjet tjera në rajon muajt e fundit.

Por, thotë ai, lajmi më i rëndësishëm është lindja e “shtetit arab” të cilën vëzhguesit rajonal e quajnë Emiratet e Irakut dhe Shamit, tek muslimanët e njohur si Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit.

“Emirati i rilindur shtrihet prej perendimit të dyerve të Bagdadit deri në veriperendimin e Sirisë, Haleb” thekson Batchelor. Emirati për të është përzierje e elementeve tradicionale dhe ideologjike të cilat luftojnë fortë për ndikimin brenda rajoneve përeth(Sirisë dhe Irakut).

Gjithashtu në këtë kryqëzim gjinden “minoritetet rajonale” të cilat mbushin kufijtë e Emiratit, siç janë Kurdët, alevijtë, ismailitë, krishterët dhe jehudët”, gjë që është në kundërshtim me ofanzivën mediatike kundër muxhahidëve, duke e përshkruar  “qëllimin kryesor” të muxhahidëve asgjësimin e këtyre minoriteteve.

Sipas tij, ky emirat përsësi vizaton hartën dhe fshinë kufijtë e “shteteve sovrane” të cilat u formuan me marëveshjen sekrete Sajks-Pikot në vitin 1916 mes Britanisë dhe Francës, të cilët më pas e ndanë Hilafetin e Osmanëve.

“Si për shembull, burimet e mia më tregojnë se nuk ekzistojnë më kufijtë mes Irakut dhe Sirisë”, tregon John Batchelor, i cili është autor dhe nikoqir i radios informative. “Iraku, Siria dhe Libani po zhduken si shtete të lidhura, kufijtë e Sudait janë zhdukur në jug, lindje dhe veri, dhe vetëm forcat izraelite ende mbajnë kufirin  nëperendim,” shton ai.

Përgjatë veriut të Emirateve, konsilidimi i Kurdistanit përbën  mur mbrojtës nga shiat e Iranit. Nga Jugu i Emirateve, Gadishulli Arabik po shkrihet në konfederatë fisnore. Fisi Buraida në veriperendim të Gadishullit  në masa të mëdha është i ndarë nga qeverisja e Rijadit. Fiset qëndrore shikojnë kah Izraeli dhe të tjerët (Egjipti, Rusia) për ndihmë ushtarake.

Pastaj Batchelor thekson se “Emirati po bën vepra të papritura në teren, që mundë të përcaktojnë gjendjen momentale dhe të ardhmen,” e Lindjes së Mesme, dhe shton se ndryshime të mëdha kanë ndodhur në krahinat sunnite të Anbarit që nga koha e pushtimit amerikan e deri sot.

“Në 2007-08, gjatë sulmeve të ushtrisë amerikan me qëllim rritjen e “sigurisë dhe stabilitetit” në Irak, fiset sunnite lokale hynë në koalicion me forcat amerikane për të përzënë muxhahidët jashtë. Ndërsa tani, këto fise po i bashkohen Shtetit Islamik të Irakut dhe Shamit dhe refuzojnë qfarëdo qeverisje shiite,” ka thënë ai.

“Më e spikatur është ajo se lindja e këtij Emirati (Shtetit Islamik), ka shuar shpresat amerikane në rajon, dhe tani ai (Shteti Islamik) po qeshet dhe po luan me qëllimin amerikan për marëveshje paqësore për ndaljen e luftimeve në Siri, në tryezën e rumbullakët të ministrave të punëve të jashtme dhe disa franksioneve siriane. Siria, kufijtë e të cilit i kanë vizatuar  “krijuesit e Traktatit të Versajës” nuk ekzistojnë më. Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhon Keri, po këndon një këngë  të vjetër në atë rajon, rajon i cili ka përparuar nga shpirti nacionalist i shekullit të kaluar” thuhet në fund të tekstit autorit dhe nikoqirit të radios informative në New York.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here