KU NDODHET ALLAHU?

0
262

Allahu i Madhëruar thotë:

الرَّحْمَنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَى

“I Gjithëmëshirshmi mbi Fron u ngrit (si i takon Madhërisë së Tij).” [1]

Allahu i Madhëruar thotë: “…e pastaj u ngrit mbi Fronin hyjnor…” në gjashtë vende në Kuran, që janë:

1. Sure El Earaf, ajeti 54,[2]

2. Sure Junus, ajeti 3,[3]

3. Sure Er Rad, ajeti 2,[4]

4. Sure El Furkan, ajeti 59,[5]

5. Sure Es Sexhde, ajeti 4,[6]

6. Sure El Hadid, ajeti 4.[7]

I Madhëruari thotë:

إِلَيْهِ يَصْعَدُ الْكَلِمُ الطَّيِّبُ وَالْعَمَلُ الصَّالِحُ يَرْفَعُهُ

“Tek Ai ngjiten fjalët e bukura, ndërsa veprën e mirë Ai e ngre Vetë.” Fatir, 10.

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ka thënë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur Allahu krijoi krijesat, në librin e tij i cili ndodhet tek Ai lart mbi Arsh, shkroi: “Mëshira ime ia ka kaluar Hidhërimit tim.” [8]

Transmetohet nga Muauije bin el Hakem es Sulemi radijAllahu anhu se ka thënë: “Kam pasur një robëreshë e cila ruante bagëtinë time mes Uhudit dhe El Xheuanijeh. Një ditë vërejta ujkun duke u larguar me një prej deleve nga bagëtia që ajo ruante. Meqë jam njeri prej bijve të Ademit, u hidhërova ashtu siç hidhërohen (njerëzit) dhe e godita atë. Shkova tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe i tregova për këtë rast, por atij nuk erdhi mirë për veprim tim. Thashë: “O i Dërguari i Allahut, a ta liroj atë?” Tha:“Ma sillni këtu!” Ia solla dhe i tha asaj: “Ku është Allahu?” Tha:“Lart mbi qiej.” Tha:“Kush jam unë?”Tha:“Ti je i Dërguari i Allahut.” Tha:“Liroje atë, ngase ajo është besimtare.” [9]

Përgatiti: Unejs Sheme

Burimi Jetes

28.02.2016

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here