Krundet e grurit janë ilaçi më i mirë për tretje

0
577

Krundet e grurit janë ushqim i shijshëm dhe kualitativ. Janë të pasura me fibra, celulozë, hekur, fosfor, magnez dhe vitamina.

Përparësitë në ushqim

Krundet e grurit përmbajnë 43 deri 44 për qind të fibrave bimore, më së shumti celulozë. Fibrat dietale duhet të jenë pjesë përbërëse e ushqimit sepse dhurojnë efekte të dobishme për shëndetin, si:

• Normalizojnë punën dhe shëndetin e zorrëve, janë të dobishme për lukth dhe të mira për tretje;
• Ndihmojnë kundër kapsllëkut, përshpejtojnë metabolizmin;
• Zvogëlojnë nivelin e sheqerit dhe kolesterolit në gjak;
• Janë të dobishme në luftën kundër urthit dhe kundër thartirës- ;
• Ofrojnë ngopje dhe janë të dobishme për humbje në peshë dhe mbajtjen e peshës aktuale.

Përparësitë shëndetësore

Ushqimi i pasur me krunde nga gruri është i pasur me fibra, ndihmon në luftimin e gurëve në lukth, shton ndjeshmërinë në insulinë dhe ulë nivelin e triglicerideve në gjak.f1_gruri-rezerve1354266985

Zvogëlon rrezikun nga kanceri

Krundet ndikojnë mirë edhe te inflamacionet e zorrës së trashë. Ushqimi i pasur po ashtu do ta zvogëlojë rrezikun nga shfaqja e kancerit të Shujtat e pasura me krunde po ashtu ndihmojnë femrat në menopauzë, ndihmojnë ato që vuajnë nga kolesteroli i lartë, shtypja e lartë e gjakut dhe sëmundjet kardiovaskulare.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here