KRIJIMI I GJITHËSISË

0
285

Imran ibn Husajn, Allahu qoftë i kënaqur me të rrëfen dhe thotë: “Isha te i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, kur erdhën disa njerz nga fisi Temim, e u tha atyre: “O Beni Temim! Gëzohuni (për një sihariq për ju)!” Ata i thanë: “Na dhe sihariq, por tani na jep diçka (pasuri).” Pastaj erdhën njerëz nga Jemeni, të cilëve ai u tha: “O populli i Jemenit! Pranoni sihariqet, pasi Beni Temimët nuk i pranuan ato.” Jemenasit i thanë: “I pranuam, kemi ardhur tek ti që të mësojmë fenë, e të të pyesim për fillimin e krijimtarisë si ka qenë?.” (Në fillim) ka qenë vetëm Allahu dhe asgjë tjetër përveç Tij dhe Arshi (Froni) i Tij ishte mbi ujë. Më pas Alahu krijoi qiejt e tokën, dhe Ai shkroi gjithçka në Libër.” Transmeton Buhariu

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, e kishta zakon që gjatë ndejave të tija të mirrej edhe me mësimdhënie të shokëve të tij, sidomos të rinjt të cilit sapo kishin pranuar fenë, apo grupet që vinin nga vendet e largëta. Kur erdhën tek ai një grup u fisit Temim, i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, i përgëzoi me atë që kishte përgatitur Allahut për të devotshmit, e u tha atyre: “Pranoni sihariqin”, kështu që të priste prej tyre që ta pyesin për fillimin e kësaj bote, se si ka filluar krijimi? Pos që ata ishin të interesuar në interesin e tyre afatshkurtër, shikonin vetëm për gjërat materiale, e i dërguari i Allahut, sal-Alahu alejhi ve selem, ua ktheu shpinën atyre e iu drejtua grupit që kishin ardhur nga Jemeni, e u tha atyre: “Pranoni sihariqin, o banorë të Jemenit, pasi fisi Temim nuk e pranuar”, kështu që ata e pranuan, dhe e pyetën për fillimin e krijimimit, se si ka fulluar e si është krijua kjo botë. I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, i tregoi atyre se Allahu është Krijuesi i gjithësisë, dhe se Allahu ka qenë e nuk ka pasur asgjë para Tij, Ai krijoi çdo gjë nga asgjëja, Ai filloi krijimin e qiejve dhe të tokës, e Arshi i Tij ishte në ujë.

I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, nuk u tregoi atyre për fillimin e krijimit të Arshit, e krijimin e ujit, për arsye se qëllimi i pyetësve ishte për fillimin e krijimi të botës, e jo për krijimin në përgjithësi.

Dhe i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, sqaroi se çdo gjë që ka të bëjë me këtë botë Allahu rreshtoi në Lehvi Mahfudh.

Disa dobi të hadithit

Allahu është i Pari, para të Cilit nuk ka gjë tjetër.
Se çdo gjë përpos Allahut është e krijuar nga asgjëja.
Se Arshi dhe uji i paraprinë krijimit të qiejve dhe të tokës.
Se Allahu nuk është i nevojshëm për Arshin, por Arshi dhe çdo gjë tjetër pos Arshit janë nevojtarë për Të.
Pohimi i atributit të krijimtarisë për Allahun e Madhëruar.
Besimi në caktimin e Allahut, se Allahu ka regjistruar dijen e Tij për gjithë atë që ka qenë, për gjithë atë se çfarë do të ndodhë në regjistrin e Tij.
HADITHI I PARË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)
Përktheu: Shpend Zeneli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here