Krahët e lumturisë

0
199

Dynjaja është vend i sprovave, kurse robi i sukseshëm është ai që për begatinë falënderon, për fatkeqësinë duron që të jetojë shpirtqetë. Nëse e nderon All-llahu, azze ve xhel-le, me shëndet në trup, siguri në vendbanim, kënaqësi me rizkun që i ndahet, sikurse të posedojë tërë dynjanë dhe le të fluturon me këto tre krahë në qiellin e lumturisë dhe urime këto begati, të cilëve nuk ua dinë vlerën askush përpos atij që është i privuar nga ato.

Transmeton Tirmidhiu dhe Ibën Maxheja nga Ubejdullah ibën Muhsin, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Ai që gdhin i sigurt në vendbanimin e vet, me shëndet në trupin e tij dhe ka kafshatën e asaj dite është sikur të ketë tërë dynjanë”. (Hasen).

Ta analizojmë së bashku këtë hadith pejgamberik të mrekullueshëm, i cili i ka përcaktuar shtyllat e lumturisë për besimtarin, sepse besimtari gëzon lumturinë me atë që e ka nderuar All-llahu, siç është besimi, bindja dhe kënaqësia, pastaj i shton shtyllat e lumturisë me begati dhe dhurata që ia ka dhënë All-llahu, mirëpo më të dukshmet janë këto tre komponente:

1-Siguria dhe qetësia shpirtërore;

2-Shëndeti dhe mbrojtja nga sëmundjet;

3-Ushqimi i mjaftueshëm nga hallalli.

“I sigurt në vendbanimin e tij”. Domethënë i sigurtë në vetveten, fëmijët, familjen, shtëpinë dhe rrugën e tij. Nëse je i sigurtë edhe në qoftëse jeton në shtëpi të ngushtë qetësia shpirtërore e bën të gjërë dhe të madhe. Kurse stresi dhe frika ia ngushtojnë njeriut shtëpinë dhe jetën edhe nëse jeton në pallate dhe vila luksoze.

Kanati, mjaftueshmëria e mbjellur në shpirtin e besimtarit i mundëson të fluturon në qiellin e lumturisë dhe të jeton jetë të këndshme me ato begati të All-llahut. kurse ai që vrapon si i çmendur pas të mirave të kësaj bote si grykës për të shtuar kënaqësirat e kësaj dynjaje, kjo nuk ia shton lumturinë e njeriut, sepse është manifestim i rrejshëm në të cilën mbështetet njeriu dhe gëzohet me te për një kohë të shkurtër, mirëpo shpejt mërzitet dhe kërkon tjerat. I shtohet keqardhja dhe stresi nëse nuk fiton gjëra shtesë, sepse po të kishte një luginë ari, do të dëshironte të dytën?!

Mjaftueshmëria është një thesar që nuk harxhohet, të jep optimizmin dhe të largon nga stresi dhe brenga.

Prej mëshirës së All-llahut është se burimin e lumturisë e ka bërë brenda shpirtit të tyre, afër tij dhe pasurinë e vërtetë e ka bërë pasurinë e shpirtit e jo sasinë e pasurisë materiale.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Nuk është pasuri malli i shumtë që ofrohet, por pasuri është pasuria e shpirti”. (Buhariu dhe Muslimi).

“Ka shpëtuar ai që bëhet musliman, rizkun e ka të mjaftueshëm dhe e bën të mjaftueshëm me atë që i ka dhënë”. (Muslimi).

“Xhenneti qoftë për atë që udhëzohet në Islam, jetësën e ka modeste dhe ka kanatë, mjaftueshmëri”. (Sahih, Tirmidhiu).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here