Kornizë e re kushtetuese për Egjiptin

0
226

Presidenti i Egjiptit, Muhamed Mursi, pas zhvillimeve politike të tensionuara dhe pas takimit me disa prej përfaqësuesve të partive e lëvizjeve politike të Egjiptit, mbrëmë më 08.12.2012 nxori kornizë të re kushtetuese.

Përmbajtjet e reja të neneve pëcaktojnë harta të qarta si ecet tutje në rast se më 15 dhjetor populli voton për projekt-kushtetutën dhe në rast se voton kundër saj.

Përmbajtjet e reja të neneve, ndër të tjera, përcaktojnë:

-Ndonëse Korniza Kushtetuese e 21 nëntorit është anuluar, vendimet e marra mbi bazë të saj mbesin legjitime.

-Nëse populli më 15 dhjetor voton në referendum kundër projekt-kushtetutës, presidenti pas jo më larg se tre muaj thërret popullin të votojë drejtpërdrejt njëqind anëtarët e komisionit të ri për hartimin e kushtetutës. Komisioni , për jo më shumë se gjashtë muaj, duhet të mbarojë punët e tij, kurse presidenti , për një datë më së largu tridhjetë ditë pas pranimit të projekt-kushtetutës, shpall referendumin për të votuar për ose kundër projekt-kushtetutës.

Një nen i kornizës së re kushtetuese përcakton se kornizat kushtetuese, duke përfshirë edhe këtë të renë, janë të paapelueshme para asnjë lloj gjykate.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here