Kompania amerikane e sondazheve Zofran International: PDK e AAK drejt fundosjes

0
220

zgjedhjetKompania amerikane e sondazheve Zofran International: PDK e AAK drejt fundosjes

Kompania e njohur Amerikane ‘Zofran International’ ka intervistuar një mijë qytetarë të Kosovës të përzgjedhur rastësisht, me qëllim për testimin e preferencave politike të tyre.

Qytetarët e Kosovës janë në pritje të shpalljes të datës së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, dhe në prag të tyre kompania e njohur Amerikane ka zhvilluar nëpër qytetet e Kosovës sondazhin e parë rreth preferencave të tyre politike.

Në sondazh janë përfshirë partitë politike dhe personalitete politike, duke i përfshirë ata që ishin pjesë e zgjedhjeve të kaluara, por edhe ata që synojnë të jenë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme.

Rezultati i sondazhit nxjerr një tendencë të bashkimit të opozitës kosovare për ta rrëzuar qeverinë momentale të Kosovë të kryesuar nga PDK-ja, gjithashtu shihet edhe një rënie drastike për AAK-në dhe liderin e saj Ramush Haradinaj.

Rezultati i sondazhit paraqet edhe një ngritje të LDK-së në Anamorav dhe Dukagjin, si dhe paraqet një ngritje të votave të komunitetit serb dhe atij turk, ndërsa rënie të votave të komunitetit boshnjak.

Sondazhi i ‘Zofran International’ parasheh edhe një ngritje të një force tjetër politike, bëhet fjalë për “Lëvizjen Islame Bashkohu” të Fuad Ramiqit “, (LISBA), madje Zofran International parasheh që lideri i kësaj lëvizje do të jetë si politikani i njëmbëdhjetë me radhë më i preferuar në Kosovë. Mbështetja për liderët e tri forcave politike në vend ka rënie, ndërsa parashihet që edhe LDK-ja mund të pësoj ndryshime rrënjësore duke ndryshuar kryesinë qendrore.

Shumica e partive politike të formuara në vitin 2012-2013 nuk janë treguar të suksesshme, madje janë shuar ende pa hy në gara politike. Sondazhi parasheh që nëse këtë vit do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Kosovë forcat politike do të jenë si në vijim: PDK 28{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058}, kurse LDK 27{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058}, V.V. 16{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} AAK-ja 9{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058}, përfaqësuesit serb do t’i kenë 8{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058}, ndërsa partia LISBA e cila njihet si rrymë radikale ekstremiste do ti ketë 7{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} dhe të tjerat 5{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058}.

Personalitet më të preferuara janë si në vijim :

1.Hashim Thaçi

2.Albin Kurti

3.Isa Mustafa

4.Fatmir Limaj

5. Shpend Ahmeti

6. Ramush Haradinaj

7. Behxhet Pacolli

8. Mimoza Kusari-Lila

9.Hajredin Kuqi

10. Glauk Konjufca

11. Fuad Ramiqi

12.Jakup Krasniqi

13. Ismet Beqiri

14.Uke Rugova

15.Enver Hoxhaj

Në sondazhin për personalitetet politike të preferuara janë intervistuar edhe qytetar të nacionalitetit serb. Nga ky sondazh shihet se Kosova do të ketë kriza të reja politike ku duket se qeveria e ardhshme mund të përbëhet nga më shumë se dy parti të mëdha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here