KIJAMETI I VOGEL

0
244

VDEKJA – KIJAMETI I VOGEL

Kijameti i vogel eshte vdekja, sepse per çdo njeri qe vdes eshte bere Kijameti dhe ka perfunduar koha e tij.
Ne sahihun e Buhariut dhe ate te Muslimit transmetohet nga Aishja r.a : Disa burra nga arabet (beduinet) vinin te Muhamedi alejhis selam dhe e pyesnin per Kijametin, e ai shikonte me te voglin ne mesin e tyre u thoshte : “Nese ky jeton, nuk do ta zere pleqeria para se per ju te behet Kijameti”.
Iben Kethiri thote : “ka per qellim perfundimin e shekullit te tyre dhe hyrjen e tyre ne boten e Ahiretit, prandaj disa njerez thone : Kush ka vdekur per te eshte bere Kijameti, keto fjale me kete kuptim jane me vend”.
Mirepo, me kete Kiamet nuk behet edhe Kijameti i madh, kur ALLAHU I LARTESUAR zhduk çdo gje dhe prap i ringjalle.disa filozofe ne menyre te gabuar pretenduan se vdekja eshte fundi i çdo gjeje.
Kijameti i vogel quhet edhe me emrin “vendkthimi i pare”
Iben Kajimi thote : “Vdekja eshte ringjallje dhe vendkthimi i pare. Allahu i Madheruar i beri birit te Ademit dy vendkthime dhe dy rinjgjallje permes te cilave i denon ata qe kane bere keq me te keq, dhe i shperblen ata qe kane bere mire me temire. ringjallja e pare eshte : ndarja e shpirtit nga trupi dhe shkkuarja e tij ne vendin e pare te shperblimit apo denimit.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here