Kështu lutej Profeti (alejhi selam) për të sëmurin

0
281

Lutjet për të sëmurin në hadithet e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

 Prej lutjeve që transmetohen nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është: “La bas tahurun inshaAllahu – Nuk ka problem, pastrim në dashtë Allahu!” E përcjell Buhariu

O Allah! Shëroje filanin! -duke përmendur emrin e të sëmurit-.

Buhariu transmeton në “Koleksionin e haditheve autentike” se: Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem hyri te Sadi në kohën që ai ishte i sëmurë. Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “O Allah! Shëroje Sadin!

Transmetohet nga Aisha radijAllahu anha se ka thënë: Kur ndonjëri nga ne ankohej, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e prekte me të djathtën e tij e pastaj thoshte: “Edh-hib el-ba’s rabbe en-nas. Ueshfi ente esh-shafi, la shifae il-la shifauke, shifaen la jugadiru sekama – O Zoti i njerëzve! Largoja këtë sëmundje dhe shëroje. Me të vërtetë Ti je Shëruesi. Nuk ka shërim përveç shërimit Tënd. Shërim që në nuk lë asnjë sëmundje pas.” E ka nxjerr Muslimi

Transmetohet nga Abdullah bin Abas radijAllahu anhuma nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë: “Kush viziton një të sëmurë pa i ardhur vdekja  dhe thotë tek ai shtatë herë: “Es’elullahel adhim Rabbel arshil adhim en jeshfijek – Lus Allahun e Madhërishëm, Zotin e Arshit madhështor që të të shërojë” veçse Allahu Lartësuar e shëron atë nga ajo sëmundje.” E ka nxjerr Ahmedi dhe Ebu Daudi.

Këto lutje dhe të tjera përveç tyre që saktësohen nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në lidhje me këtë janë më të mirat për të sëmurin. E nëse bëhet ndonjë lutje tjetër përveç tyre, të gjitha këto janë të mira. Por më të mirat janë ato (lutje) që saktësohen nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

“La bas tahurun inshaAllah”

Shejh Abdulaziz es-Sed’han

Përktheu: Unejs Sheme

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here