A keni menduar ndonjëherë pse bletët ndërtojnë hoje gjashtë-këndore dhe jo pesëkendore?

0
271

Argumentet e urtësisë së jashtëzakonshme janë të dukshme në çdo gjë të gjallë që njeriu vëzhgon. Ekziston një karakteristikë dhe një teknologji e mahnitshme në trupin e një insekti apo të një peshku të vogël në thellësi të detit, e cila nuk do të arrihet kurrë nga njerëzit. Disa gjallesa që nuk kanë tru perfekt, kryejnë veprime tepër të komplikuara. Për këtë jemi dëshmitarë vetë ne, sepse e dimë se ato veprime të njëjta nuk mund të kryhen nga njerëzit. Urtësia, plani dhe projektimi i jashtëzakonshëm që mbizotërojnë në gjithë natyrën, pasqyrojnë pa asnjë dyshim ekzistencën e Krijuesit që sundon gjithçka.

Ky është All-llahu , i cili i ka pajisur të gjitha gjallesat me karakteristika të jashtëzakonshme, duke i treguar njeriut shenjat e qarta të ekzistencës dhe të fuqisë së Tij.

Në vijim do të përmendim vetëm disa prej shembujve të panumërt të krijimit në natyrë.

Ndër këto, pa mëdyshje është bleta dhe arkitektura e mahnitshme e hojeve.

– Bletët, këto krijesa të mrekullueshme që mahnisin njerëzit, prodhojnë më shumë mjaltë sesa kanë nevojë dhe e ruajnë atë në hoje. Struktura gjashtëkëndore e hojeve njihet nga të gjithë.

A keni menduar ndonjëherë pse bletët ndërtojnë hoje gjashtë-këndore dhe jo pesëkendore?

Matematikanët, duke kërkuar përgjigjen në ketë pyetje, arritën në një konkluzion; “gjashtëkëndorja është forma më e përshtatshme gjeometrike për shfrytëzimin maksimal të hapësirës disponuese”. Një formë gjashtëkëndore kërkon një sasi minimale dylli për ndërtim dhe mban sasi maksimale të mjaltit”. Metoda e përdorur në ndërtimin e hojeve është shumë interesante. Bletët e fillojnë ndërtimin e hojeve në dy-tre vende të ndryshme dhe endin hojet njëkohësisht në dy-tre rreshta. Megjithëse fillojnë nga vende të ndryshme, bletët ndërtojnë numër mjaft të madh gjashtëkëndëshash identikë dhe pastaj i endin hojet duke i kombinuar dhe duke u takuar në një pikë në qendër. Pika e lidhjes së gjashtëkëndëshave rregullohet aq bukur, saqë nuk ka asnjë shenjë që të shihet se janë kombinuar pjesët e hojeve.

Ky insekt i vogël punon dhe vepron i frymëzuar nga Krijuesi i gjithëfuqishëm, siç bën aluzion verseti kuranor:

“Zoti yt i dha instikt bletës: Ndërto shtëpi nëpër kodra (male), nëpër drurë (pemë) dhe nëpër ato (koshire) që ata (njerëzit) i ndërtojnë. Pastaj ha nga të gjitha (llojet (e të mësuara) prej Zotit tënd. Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz. Dhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë”. (Nahl, 68-69)

Në versetin e caktuar All-llahu i plotfuqishëm e urdhëron bletën që të zgjedhë një vendbanim, qoftë në kodër, qoftë në pemë apo në kosheret që i ka ndërtuar njeriu.

Në Kur’anin fisnik urdhri “shko dhe zgjidh” në gjuhën arabe i është thënë bletës në gjininë femërore.

Kjo në të vërtetë është për tu habitur, sepse vetëm bleta femër gjen një shtëpi të re.

Mbretëresha dhe punëtoret janë zemra e folesë, ndërsa meshkujt jetojnë të veçuar vetëm për t’u çiftuar me mbretëreshën. Sipas zbulimeve shkencore, bleta është shumë më e zgjuar se superkompjuterët e sotëm me fuqi të mëdha. Truri i bletës mund t’i kryejë 10 trilionë veprime në një sekondë. Meqë ka një instinkt të tillë në punë, i cili vepron mbi bletët, i dirigjon dhe siguron harmonizimin e punës së tyre, atëherë kjo do të thotë që ekziston një urtësi, e cila sundon mbi të gjitha këto krijesa të vogla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here