KËNAQËSINË E ALLAHUT TË SYNOJMË

0
250

Fitoje kënaqësinë e Allahut, e për njerëzit mos u brengos nëse të urrejnë!?

Transmetohet se Aisheja,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- i shkroi Muavijes,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,-:
“Selamun alejke. E më tej: e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahhut,- salallahu alejhi ve selem!,- duke thënë:
“Kushdo që fiton Kënaqësinë e Allahut me zemërimin e njerëzve, Allahu do ti mjaftojë atij për telashet me njerëzit. Dhe kushdo që fiton kënaqësinë e njerëzve me zemërimin e Allahut, atëherë Allahu e lë atë në duart e njerëzve.”1

Malik ibn Dinar,- Allahu e mëshiroft!,- ka thënë:
“Që kur i kam njohur njerëzit, as nuk jam kënaqur me lavdërimin e tyre dhe as nuk e kam urryer kritikën e tyre.”
I thanë: “Si kështu?” Ai tha: “Ai që lavdëron nga mesi i tyre e ekzagjeron lavdërimin e tij, kurse ai që kritikon nga mesi i tyre i kalon kufijtë në kritikë.” 2

Një njeri i tha Hasen el-Basriut,- Allahu e mëshiroftë!,- :
“Njerëzit ulen rreth teje që të kapin gabimet e tua!”
E ai tha: “Vërtet, e kam nxitur shpirtin tim që të synojë Xhenetin, dhe ai atë synoi. Pastaj e nxita shpirtin tim që të synojë të shpëtojë nga Zjarri i Xhehenemit, dhe ai këtë gjë synoi.
Pastaj e nxita shpirtin tim që të synojë të shpëtojë nga njerëzit, por ai nuk arriti dot. Vërtet, njerëzit nuk ishin të kënaqur nga Krijuesi i tyre, ndonëse është Ai që i furnizon ata, atëherë si mund të jenë të kënaqur me krijesat e tjera që janë njësoj si ata?” 3

Musai,- alejhi selam!,- ka thënë:
“Zoti im, njerëzit thonë për mua gjëra të cilat nuk janë të vërteta!” Kështu, Allahu i shpalli atij: “O Musa, Unë nuk ia dhashë këtë Vetes Sime, atëherë si mund të ta jap ty?”4

Imam Shafiu,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë:
“Nuk ka njeri që të mos ketë dikë që e do dhe dikë që e urren atë. E meqë qenka kështu, atëherë le të jetë njeriu me ata të cilët janë të bindur ndaj Allahut,- Azze ve Xhele!,- (pasi ata duan dhe urrejnë për hir të Allahut). 5

Përzgjodhi dhe Përshtati: Suad Shabani

1:Shënon Imam Tirmidhiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- në Kitabuz-Zuhd,nr. 2414, ndërsa Shejh Albani,- Allahu e mëshiroftë!,- e ka vlerësuar hadithin si Sahih.
2:Libri – Tarih Dimeshk e Ibën Asakirit,- Allahu e mëshiroftë!,- (59/307).
3:Libri – El Bidaje Ven Nihaje e Ibën Kethirit,- Allahu e mëshiroftë!,- vëll.9, fq.318.
4: Libri: “Adab Esh Sherr-ijjeh” e Ibën Muflihit,- Allahu e mëshiroftë!,- vëll.1, fq.38.
5: Libri: “Hiljetul Eulija”, të Ebu Nuajmit,- Allahu e mëshiroftë!,- vëll.9, fq.124.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here