Kam luajtur kumar, çka të bëj për të më falë Zoti?

0
205

Pyetje: Unë kam luajtur kumar, kam hy në borxhe si dhe gjëra tjera, çka mund të bëj për me i heq këto, për të më falë Zoti?

Përgjigje: Lavd-falënderimi i takon vetëm Allahut…

Më vjen mirë që kjo është e kaluar dhe e lus Allahun të mos përsëritet. Shpresoj që nuk je larguar nga kumari vetëm për shkak se ke borxhe, por ta kesh kuptuar se ai është një veprim i ndaluar dhe i fëlliqur, i cili sjellë kokëçarje në dynja dhe ndëshkim në ahiret.

Pasi je larguar nga kumari, ti duhet të ndjesh keqardhje për atë që ke bërë, të mos shkosh në lokalet ku luhet kumar, të mos rrish me shokë që luajnë kumar, të vendosësh me zemër që kurrë të mos kthehesh në atë gabim dhe të kërkosh falje tek Allahu kur të jesh në sexhde dhe çdoherë që të kujtohet ai gabim të thuash: Estagfirullah – Kërkoj falje tek Allahu.

Për të fituar faljen tek Allahu ti duhet të japësh sadaka aq sa ke mundësi, por nëse ke borxhe fillimisht përpiqu t’i lash borxhet e pastaj jep sa më shumë sadaka, ngase Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Kush betohet dhe në betimin e tij thotë: pasha Latin apo pasha Uzanë le të thotë: La ilahe il-lallah, e kush i thotë shokut të vet: Eja të luajmë kumar, le të jep sadaka” (Sahihul Buhari nr. 6650).

Në këtë hadith Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, na tregoi sesi përmirësohet gabimi kur dikush betohet në emër të dikujt tjetër përveç Allahut e po ashtu na tregoi sesi përmirësoi gabimi kur njeriu dëshiron të luajë kumar, pra për gabimin e kumarit duhet dhënë sa më sadaka, siç kanë thënë dijetarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here