Ka ardhur koha ta marrim Evropen !

0
196

Në Norvegji është bërë një caktim në detyrë shtetërore që ka zënë vend në rendin e ditës së këtij vendi.

Politikania myslimane me origjinë pakistaneze, Hadia Tajik është zgjedhur Ministre e Kulturës së Norvegjisë.

Në Norvegji, një vit më parë, 77 njerëz u vranë nga ekstremisti anti islamist Breivik me pretekstin se numri i emigrantëve po tregon një rritje të pakontrolluar.

Ndërkohë që vazhdojnë jehonat e kësaj ngjarjeje tragjike dhe debatet e shoqërisë multi-kulturore, Kryeministri norvegjez, Jens Stoltenberg hodhi firmën mbi një vendim historik.

Një vit përpara zgjedhjeve të përgjithshme Kryeministri vendosi për ndryshimin e kabinetit dhe në detyrën e Ministres së Kulturës caktoi pakistanezen 29 vjeçare Hadia Tajik e cila ishte zgjedhur deputete e Partisë Laburiste vitin e kaluar.

Tajik e cila ka kryer detyra të rëndësishme në parti, ka qenë edhe këshilltare e Kryeministrit Stoltenberg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here