Jakubi alejhi selamdhe ndikimi i stresit psikik në humbjen e shikimit

0
198

”Dhe, ua ktheu shpinën (u largua prej tyre) e tha: “O dëshpërim i im për Jusufin, dhe nga pikëllimi iu zbardhën të dy sytë, po i përmbajtur (nga pikëllimi).” ( Kur’an, Jusuf, : 84).

Ky ajet na sqaron se si Jakubi a.s. u verbua shkaku i sulmit psikik, gjegjësisht stresit dhe reaksioneve të forta psiqike, si dhe nga pikëllimi i madh dhe mallëngjimi – të cilat i ndiente që kur morri lajmin e hidhur për humbjen e Jusufit a.s. dhe pohimin e fëmijëve të tjerë se atë (Jusufin) e hëngri ujku.ndihme-770x470

Për shkak të këtyre shqetësimeve dhe stresit psikik erdhi gjer tek ndryshimi i kapilarëve të syve – ngjashëm siç ndodh rritja e tensionit të gjakut shkaku i depresionit, shqetësimeve psiqike dhe pikëllimeve të mëdha.

Në rastin e Jakubit a.s. e gjithë kjo rezultoi me shfaqjen e një bardhësie tek sytë e cila manifestohej me nuanca të ngjyrës blu. Simptomet e këtilla shkaktojnë verbërimin – ngase kornea normale e syrit është e dukshme dhe pa ngjyrë, e më pas kur vërshojnë lotët – ajo mjegullohet dhe shndërrohet në të bardhë dhe blu, ngjashëm sikur retë me ngjyrë, shndërrim ky i cili ndodh pas disa fazave të sëmundjes. Kjo sëmundje përshkruhet si një njollë e bardhë në korne (leukoma).

Kundërgoditja dhe kthimi i shikimit

”Ju shkoni me këtë këmishën time, dhe hidhnia atë babait tim në fytyrë, e atij do t’i kthehet të pamurit, e pastaj ejani tek unë me tërë familjen time”. ( Kur’an, Jusuf : 93 )

E kur erdhi myzhdexhiu (sjellësi i lajmit të mirë), ia vuri atë (këmishën) mbi fytyrën e tij, atij iu kthye të pamurit dhe tha: “A nuk ju thashë se unë di nga All-llahu çka ju nuk dini?”  ( Kur’an, Jusuf :96).

Nuk ka dyshim se stresi psikologjik nga i cili Jakubi a.s. e humbi shikimin e tij kur i treguan fëmijët se Jusufin a.s. e ka ngrënë ujku, ishte një goditje e fortë psikike. Andaj këtë goditje duhet shëruar me një kundërgoditje, e kjo ishte këmisha e Jusufit a.s. që e dërgoi për t’ia vërë në fytyrë babait të tij. Jakubit a.s iu kthye shikimi kur nuhati aromën e Jusufit a.s në këmishën e tij. Gjithashtu kjo tregon mendjemprehtësinë e jashtëzakonshme që i dekoron profetët e Zotit.

Nisur nga kjo, Jakubi a.s kur morri vesh se djali i tij i dashur jeton ende, nga gëzimi i madh iu kthye shikimi. Në shkencën moderne shërohen shumë sëmundje të ngjashme me këtë, edhe atë nëpërmjet një kundërgoditjeje ndaj stresit që ishte shkaktar për humbjen e shikimit si në këtë rast.

Tasbihu (Falënderimi dhe lavdërimi i Allahut) dhe rehatia shpirtërore

”Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen;                                                       pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen.”                                                   ( Kur’an, Ra’ad : 28).

”Ne dimë mirë se ti ngushtohesh shpirtërisht për atë që thonë ata.
Po ti madhëroje me falënderime Zotin tënd e bëhu prej atyre që luten
(përulen duke u falur). Dhe adhuroje Zotin tënd deri të vijë ty e vërteta (vdekja).”                 ( Kur’an, Hixhr : 97-99).

Nuk ka dyshim se tesbihu, tehmidi, tehlili dhe tekbiri (Lavdërimi i Allahut me fjalët: subhanallah, elhamdulilah, lailahe ilallah dhe Allahu ekber) janë faktorë që freskojnë shpirtin, zemrën dhe trupin. Me këto fjalë njeriu ndjenë rehatinë shpirtërore, paqenë dhe qetësinë si dhe largon nga vetja pëshpëritjet e shejtanit të cilat ndonjëherë çojnë edhe deri tek sëmundje neuropsikiatrike që ndikojnë në sjelljen e njeriut.

Është vërtetuar shkencërisht se personat që sëmuren nga sëmundjet neuropsikiatrike kanë iman (besim) të dobët. Gjithashtu është vërtetuar shkencërisht se njerëzit që shërohen më shpejt nga sëmundjet psiqike, janë njerëz që kanë besim të fortë dhe janë të devotshëm, edhe pse sëmundjet psiqike janë shumë të rralla tek besimtarët e devotshëm.

Në ajetet: ”Ne dimë mirë se ti ngushtohesh shpirtërisht për atë që thonë ata.
Po ti madhëroje me falënderime Zotin tënd e bëhu prej atyre që luten
(përulen duke u falur), sqarohet se çfarë ndikimi negativ mund të kenë fjalët e hidhura të njerëzve në aspektin psikik.

Nisur nga kjo, tesbihu, tehmidi dhe devotshmëria janë faktorë që pengojnë ankthin e shpirtit dhe largojnë brengat dhe pikëllimet. Për këtë arsye menjëherë pas ajeteve që flasin për fjalët e armiqve dhe pabesimtarëve që godasin shpirtin dhe besimin, vjen ajeti tjetër që thërret në tesbih, tehmid dhe devotshmëri, sepse këto kanë ndikim në anën psikike të njeriut dhe janë faktorë të rehatisë shpirtërore.

Ka edhe shumë ajete të tjera që na ftojnë në tesbih dhe tehmid në raste të propagandave psikike dhe zemërimit që bëhen kundër muslimanëve.

Allahu i Madhërishëm thotë:

”Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj asaj që thonë ata, dhe duke falënderuar Zotin tënd, falu para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, falu edhe në orët e natës dhe në skajet e ditës, ashtu që të gjesh kënaqësi (me shpërblim).” ( Kur’an, Ta-ha : 130).

Autor: Hisham Abdallah

Përshtati: Arsim Dauti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here