Ja pse qesh bebja juaj deri sa është në gjumë

Ja pse qesh bebja juaj deri sa është në gjumë

Të gjitha nënave na ka ndodhur të qëndrojmë duke vështruar beben tonë të porsalindur ndërsa fle. Nuk kemi lënë pa shijuar edhe buzëqeshjet që ai ka bërë në vazhdimësi gjatë kësaj kohe.

Kjo është diçka shumë e shpeshtë tek bebet, pra ata në momentin e gjumit shfaqen shumë të qetë dhe madje buzëqeshin, aftësi të cilën e kanë që në minutat e para të jetës.

Por përse bebet qeshin ndërsa janë duke fjetur?

Qeshja e bebes shkaktohet nga një instikt i sistemit nervor. Shpesh bebi fle pasi ka pirë gji (ose qumësht në biberon), dhe kjo i fal atij një ndjesi mirëqënie e cila ndjehet edhe në gjumë, gjë që shkakton pikërisht buzëqeshjen e tij.

Shumë nëna ndoshta kanë vënë re se fëmija e bën këtë që në ditët e para të jetës ndërsa është në gjumë, por nuk e bën asnjëherë ndërsa është zgjuar.

Afërsia me nënën dhe babain

Afërsinë me prindërit fëmija e ndien kryesisht ndërsa është në gjumë, gjë e cila i fal kënaqësi, të cilën e shpreh edhe me anën e buzëqeshjes ndërsa është në gjumë. Ky perceptim është edhe më i thellë nëse prindërit në këtë kohë janë duke e përkëdhelur bebin e vogël.

Duhet të dini se ai nuk e kupton ende situatën dhe nuk qesh për një arsye specifike. Buzëqeshja është diçka që i vjen në mënyrë spontane në një rast të caktuar. Kjo formë e buzëqeshjes tregon një gjendje mirëqënie dhe aktivizohet pikërisht nga stimujt e sipërpërmendur, të cilat i japin fëmijës ndjesinë e kënaqësisë dhe qetësisë. /pernenat